Stop AIDS - humanitarian association









 

Click here for information on a three year Aids and drug prevention project sponsored by ICCO, the Interchurch Organization for Development Cooperation.


Jepni dhe ju kontributin tuaj

 Nė pėrpjekje pėr tė rritur cilėsinė dhe seriozitetin e shėrbimit, Aksion Plus po nderton njė qėndėr tė re. Ju lutemi bėhuni dhe ju pjesė e kėsaj sipėrmarrjeje duke dhėnė kontributin tuaj sado modest pėrmes donacionit nė numrin e mėposhtėm tė llogarisė.

Banka CREDINS
Aksion Plus
No 82189 (lek)
No 82190 (USD)

Tani Aksion Plus dhe në Facebook. Behuni pjesë e Aksion Plusit duke dhënë komentet dhe opinionet tuajta

Aksion Plus – 12 vjet përvojë dhe kontribut


Parandalimi HIV/IST/Droga
Sensibilizimi, informimi
Modifikimi i sjelljeve të rrezikshme
Shkolla, familja, shteti, media
Sport, art & kulturë
Zvogëlimi i Dëmit për përdoruesit e drogave
Trajtimi me metadon
Avokacimi
Mbrojtja e të drejtave të njeriut
Lufta kundër stigmës, mohimit
Partneritet, rrjetëzim
Ndërtim kapacitetesh, rritje aftësish
Konferenca, seminare, workshope
Mbështetje psiko-sociale, këshillim
Edukim për bashkëmoshatarë
Shërbime
Krijimi i mjediseve miqësore
Pjesëmarrje e komunitetit, prindërve
Mobilizim i burimeve njerëzore dhe materiale
Aktivitete socializuese
Informim, edukim, komunikim
Shëndeti riprodhues
Edukatë seksuale

HYRJE


Si kudo në botë, pa bërë dallim midis vendeve të zhvilluara ose jo, përdorimi i drogës dhe transmetimi i sëmundjeve infektive duke përfshirë këtu edhe sëmundjet seksuale, ka patur pasoja të rënda shëndetësore, shoqërore, ekonomike dhe të sigurisë. Problemi i përdorimit të jashtëligjshëm të drogës, i vendeve prodhuese dhe mënyrat që furnizojnë tregun botëror të përdoruesve jo vetëm që e kanë bërë të qartë se nuk është thjesht problem i një vendi të izoluar apo i një rajoni të caktuar, por kanë treguar se e vetmja mënyrë për ta zgjidhur e për ta luftuar atë është një bashkëpunim ndërkombëtar me veprime të koordinuara mirë, si në nivelin multilateral, ashtu edhe në atë bilateral. Tregu ilegal i drogës që furnizon rreth njëqind milion përdorues llogaritet të ketë fitime mbi pesëqind miliardë dollarë në vit. Megjithëse janë investuar qindra miliarda për të kontrolluar dhe luftuar problemet që lidhen me drogën, deri tani janë arritur vetëm disa fitore të vogla në përpjekjet për të kufizuar tregun ilegal të drogës.

Përsa i përket zvogëlimit dhe kontrollimit të përdorimit të drogës, është vënë re se programet afatgjata të parandalimit të kombinuara me kurim dhe ndërhyrje rehabilituese, kanë dhënë frute dhe ka vend vend për optimizëm. Është krijuar bindja se problemi i drogës në përgjithësi mund të luftohet duke ndërmarrë dhe kombinuar masa parandaluese, kuruese dhe në sajë të ruajtjes së rendit dhe zbatimit të ligjit.

Në këtë prizëm futet edhe roli që mund të luajnë shoqatat joqeveritare me aktivitetin e tyre shpresëdhënës, siç është edhe shoqata humanitare Aksion Plus. Kjo shoqatë u formua në 1992-shin nga një grup doktorësh, artistësh dhe studentësh. Qëllimi i Aksion Plusit, organizatës së parë rinore joqeveritare në Shqipëri, është puna aktive për parandalimin e SIDA-s dhe të përdorimit të drogës nëpërmjet informimit, edukimit, instruktimit, përgatitjes se edukatorëve bashkëmoshatarë, publikimeve dhe aktiviteteve të tjera.

Aksion Plusi punon me Këshillin Rinor Shqiptar dhe qendrat rinore në Tiranë dhe në qytete të tjera duke krijuar një rrjet të gjerë dhe efektiv vullnetarësh dhe duke zgjuar interesin e të rinjve për aktivitetet e saj. Në përgjithësi, Aksion Plusi përfshin në aktivetete komunitetet e ndryshme, qeverisjen lokale dhe të gjithë të interesuarit e tjerë nëpërmjet edukimit për bashkëmoshatarë, i cili është një mjet tejet i fuqishëm për t’iu dhënë në dorë komuniteteve në parandalimin e SIDA-s dhe përdorimit të drogës, zvogëlimit të dëmit që sjell ky përdorim, transmetimit të sëmundjeve infektive dhe pasojave të kobshme të tyre. Gjithashtu Aksion Plusi bashkëvepron edhe me shoqata të tjera joqeveritare si për shembull: me Shoqatën e Planifikimit Familjar; Klubin Galen; Grupin Shqiptar të Drejtave të Njeriut dhe Rrjetin e Këshillit Studentor.

Deri tani puna e Aksion Plusit ka qenë e përqëndruar në dy fusha kryesore: në parandalimin që bëhet kryesisht nëpërmjet Qendrës Rinore Sociale dhe në trajtimin e përdoruesve të drogës, nëpërmjet Qendrës për Zvogëlimin e Dëmit.

Shoqata ka shtrirë degët e veta në Durrës, Shkodër, Vlorë, Krujë, Berat dhe Korçë. Degët në rrethe janë përqëndruar kryesisht në edukimin për bashkëmoshatarë dhe aktivitetet parandaluese të SIDA-s dhe përdorimit të drogës. Degët zhvillojnë herë pas here edhe kurse trainimi, mbrëmje, koncerte, gara të ndryshme, ngjarje rinore dhe shërbime sociale.



Veçoritë e Veprimtarive të Aksion Plus:

shërbimet miqësore, psiko-sociale

këshillime/terapi grupi
Ndërmjetësime, partneritet, pjesëmarrje e rinisë, ekspertizë, shkëmbime
Arte, sport dhe kulturë në parandalimin e AIDS
“JO turp dhe paragjykime”
trainime formale/joformale për studentët, personelin e shëndetit ndaj seksit dhe punonjësve socialë
Programet Outreach
Theksimi i të drejtave të njeriut për ata që janë pozitivë me HIV dhe përdoruesve të drogës
Edukim mbi parandalimin, informimin si dhe adukimin e kolegëve


 
STOP AIDS

Home  (activities with youth Sport Against Drugs)

Home (special lectures at the Faculty of Psychology)

seminars with youth in Kruja