![]() |
||||||
|
Raport i Qendrės sė Terapisė Mbajtėse me Metadon (TMM) Aksion Plus 2005-2009 Qendra e terapisė mbajtese me metadon, eshte financuar ne dy vitet e para (2005-2007) nga Fondacioni Soros (OSFA dhe IHRD), me mbėshtetjen e Ministrisė sė Shendetėsisė dhe Institutit tė Shėndetit Publik. Tanime projekti financohet nga GFATM (Fondi Global Kunder HIV/AIDS dhe Tuberkulozit).
Duke u mbėshtetur nė
rezultatet periodike, rastet e para nė veēanti, vlerėsimet e
supervizorėve te huaj si dhe tė grupit monitorizues, raportimet e
familjeve dhe familjareve te ndryshem: arritėm nė konkluzionin se qendra
e TMM-se e ka justifikuar besimin qė donatorėt dhe ekspertėt e huaj
patėn tek projekti. Nė kėto pėrpjekje njė ndihmė tė madhe paraprake dhe njė mbėshtetje tė pakursyer, Aksion Plus ka gjetur nė veēanti tek Bob Newman dhe Holly Catania (USA), Andrej Kastelic (Slloveni) dhe Silva Bino (ISHP), tė cilėt kanė ndėrmjetėsuar pėr tė bėrė tė mundur nisjen e kėtij projekti. Me gjithė fluksin e madh, fillimisht stafit i ėshtė dashur tė pėrballet me njė punė voluminoze pėr shumė arsye: Sė pari, megjithėse projekti i TMM ishte vazhdimėsi e atij tė Harm Reduction (zvogėlim i dėmit) zbatuar nga A. Plus qė nga vitit 2000 pra kishte njė pėrvojė tė pasur me pėrdoruesit e drogave, por terapia me metadon kishte disa vecori tė reja. Sė dyti, qė nė hapat e para pati njė fluks tė madh kėrkesash dhe presionesh pėr tė marrė metadonin nė shtėpi (Take Home), megjithėse ne kishim disa kritere tė mbėshtetura nė protokoll pėr kėtė fenomen. Hyrja nė terapi dhe vendosja e dozės individuale ėshtė bėrė nė konsultim tė ngushtė me konsulentėt e huaj te Aksion Plus-it, dhe sidomos me B. Newman (SHBA) dhe A Kastelic (Slloveni). Pėr kėtė arsye: Stafi i Aksion Plus ndėrmori qė nė muajin e parė tė projektit njė iniciativė pėr njė takim tė zgjeruar tė familjarėve. Kjo pėr dy arsye themelore qė ishin: Vendosja e njė partneriteti me prinderit, si dhe sensibilizimi i tyre nė shumė aspekte qė kishin lidhje me TMM-ne, dhe sė dyti pėr tė bėrė njė marrėveshje qė do tė vijonte me vonė. Nė fakt thėnja filloje me pak dhe syno pėr mė lart nuk ishte e re pėr ne. Vetėm se ne hasnim nė problemin e vėshtirėsisė sė bindjes sė atyre qė abuzonin me heroinė dhe metadon, se me sasi tė vogėl nuk mund tė pretendonin rezultate pozitive. Pra pėr arsye diskrete dhe tė tjera mbledhja me prindėrit u zhvillua nė tre pjesė, nė formė bisede dhe debati. Perfundimisht stafi vendosi qė doza tavan pėr ēdo pacient tė jetė 60-80 mg. Gjatė terapisė filluan te shfaqen fenomenet problematike tė rretheve tė tjera tė Shqipėrisė, tė cilat kishin nevoje pėr trajtim, dhe nuk mund ta pėrfitonin pėr pamundesi te ndryshme. Konferenca pėr arritjet e TMM-sė dhe shtrirja e trajtimit nė burgje Nė janar 2006 u zhvillua konferenca e dytė pėr TMM nė bashkėpunim me Soros (IHRD Agjencia pėr Zhvillimin e Projekteve tė Reduktimit tė Dėmit) Aksion Plus, ISHP dhe MSH. Tė ftuarit ishin nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, dhe sidomos njė grup mjekėsh psikiatėr (lokalizuar dhe trajnuar nga stafi ynė). Na nderuan me pjesmarrjen e tyre Monica Ciupagea (OSI nė Hungari), B. Newman, H. Catania (SHBA) dhe A. Kastelic nga Sllovenia, tė cilėt ishin nė rolin e lektoreve nė pyetje pėrgjigjet dhe referimet e shumta. Ne kėtė Konference stafi i Aksion Plus-it kishte ftuar, dhe morėn pjesė njė numėr jo i vogėl prindėrish tė pacientėve nė TMM. Fenomeni i tė ndaluarve dhe tė burgosurve TMM nė burgje Herė pas here pacientė tė qendrės ndaloheshin nga policia, dhe shumė syresh burgoseshin. Pjesa dėrrmuese e tyre pėrjetonin nė kushte tė mjera abstinencėn nga metadoni, madje edhe nga heroina. Nė pak raste ne kemi mundur tia ēojmė vetėm pėr pak ditė metadonin nė qeli, sepse me gjithė dėshiren e mirė, pėr kėtė gjė kishte mungese legjislacioni Pas nje pėrpjekje dhe avokaci tė gjatė me dt. 26 qershor 2006, mė nė fund, A+ arrin tė firmosė njė marrėveshje historike me Ministrinė e Drejtėsisė, dhe tė marrė lejen pėr shpėrndarje tė metadonit nė Burgje. Nė bashkėpunim me Drejtorinė e Burgjeve, Aksion Plus-i siguron metadon per dy burgje tė kryeqytetit, si dhe ne te gjitha mjediset e para-burgimit. Trajtimi i rasteve tė veēanta. Pėr fat tė mirė nuk jemi pėrballur me asnje komplikacion serioz qė ka lidhje me metadonin, ose edhe me abuzimet me tė. Nė dy raste kemi qėnė nė dilemė pėr dy pacientė qė rezultuan me probleme tė lindura nė zemėr. Menjėherė morėm kontakt me supervizoret tanė, dhe nė veēanti konsulta me tel dhe e-mail me B. Newman dhe A. Kastelic. Fenomeni i imitimit te simptomave me origjinė psiko-somatike. Sidomos ne perdoruesit abuzivė te metadonit vihet re njė formacion reagimesh negative pėrkundrejt TMM, dhe nė rastin konkret njė nga negativitetet qė tė hap telashe nė punė ėshtė pėrhapja e miteve negative prej tyre (sidomos ne pacientėt e rinj):
Nė keto kushte, stafit tė A. Plus i ėshtė dashur tė bėjė njė punė individuale me tė gjithė ata qė rezultonin tė kishin frikėra ende pa filluar terapinė, me ata qė fillonin dhe imitonin simptoma tė simuluara, dhe me prindėrit e tyre qė nė kėsi rastesh rezultonin dyfish tė preokupuar dhe tė manipuluar. Nga intervistat e mbledhuara nga perdoruesit nė qendėr rezulton se askush nuk ka provuar simptoma serioze tė sindromit tė zverdhjes pas marrjes sė 30mg tė para tė metadonit. Shqetėsimet e tyre konsistonin nė pagjumesi dhe djersitje, dhe pėr kėtė arsye kėrkonin ēelėsin magjik tė shpėtimit. Jo vetėm qė rritja e dozave behet graduale, por edhe se thelbi i punės tonė qėndronte nė bindjen dhe kėshillimin e tyre dhe familjareve. Pamja e parė e ketij suksesi ėshtė:
Fenomeni i pėrdoruesve tė rinj dhe atyre te vegjėl Kur themi te vegjėl duhet tė nėnkuptojmė jo vetėm ata nėn 16 vjeē, por edhe ata qė janė abuzues nė sasi tė vogla dhe periodike. Nė rastin e kėtyre tė fundit problemi qėndronte nė faktin e kėmbėnguljes se familjareve pėr tė hyrė nė terapi. Nė kohėt nė vazhdim pėr shumė syresh (qė ne u detyruam ti pranonim pėr shkak tė presionit) rezultoi njė perkeqėsim i mėtejshėm i gjendjes shėndetėsore. Ata shpesh rrisnin, jo vetėm dozat ditore tė metadonit, por abuzonin edhe me substanca tė tjera, pėrveē heroinės. Tė tjerėt ishin pėrdoruesit e rinj (nė kohezgjatje). Kėta tė fundit thuajse kurrė nuk vijnė me iniciativen e tyre nė qendėr, por nga presioni i tė afėrmve dhe familjarėve. Rezulton se edhe ata qė duket sikur vijnė me dėshirė, e bėjnė kėtė pėr tė kėnaqur prindėrit dhe tė tjerėt. Nuk ka se si te jetė ndryshe pėrderisa janė nė njė fazė qė nga tė gjithe njihet si muaji i mjaltit me heroinėn. Kėtė grup pėrdoruesish thuajse nuk i kemi pranuar asnjeherė. Si nė shume raste tė debateve me prindėr dhe pacientė e keqja e kėtij grupi qė pėrmendėm, ashtu si edhe e shumė tė tjerėve ėshtė se nuk vijnė tė marrin nė qendėr atė qė iu ofrohet, por atė qė ata duan dhe kanė nė mendje tė marrin Trajtimi i grupeve vulnerabėl Tashmė rreth 10% e pacientėve nė qendrėn tonė janė pėrdorues Rom dhe jevgj, ndėrsa 7-8% janė punėtorė seksi dhe homoseksualė (tė ndryshėm). Nė fillim ka qenė mjaft e vėshtirė qė kėta pacientė tė vinin nė qendėr pėr shkak se pacientėt e tjerė refuzonin tė merrnin trajtimin sė bashku me ta. Stafi ynė nderhyri shpejt duke folur nė mėnyrė individuale, si dhe organizuam njė mbledhje tė madhe me tė gjithė klientėt e qendrės - njė prej argumenteve tė diskutuar ishte dhe ky fakt. Tashmė pėrdorues tė tillė marrin trajtim me metadon rregullisht, duke u trajtuar pėr njė afat kohor ēdo ditė me multivitamina (kjo vendoset nga mjeku) pėr shkak tė gjendjes sė keqe shėndetėsore dhe keqyshqyerjes. Pėr kėtė grup popullate, Aksion Plus ka siguruar burime alternative duke i dhėnė ēdo ditė fruta (banane ose ndonjė frut tjetėr). Ka qenė mjaft i vėshtirė pranimi dhe kurimi nė spitale pėr shumė individe tė tillė me plagė dhe infeksione tė rėnda shkaktuar nga injeksionet dhe papastėrtia. Aksion Plus ėshtė detyruar tė pėrdorė njohjet personale dhe ndėrhyrjet miqėsore qė kėta individė tė merrnin trajtim. Pėrmirėsim i funksionit social. Shpesh dėgjojmė qė prindėrit (edhe kur fėmijėt e tyre abuzojne sėrish me heroinė) janė tė kėnaqur dhe thonė: ėshtė shumė mė mirė se mė parė. Kjo vihet re nė pėrmirėsimin e pacientėve jo vetėm nė marrėdhenjet nė familje, uljen e kriminalitetit etj, por edhe nė rritjen e dėshirave tė tyre pėr tu marrė me aktivitete tė ndryshme: si shkolla, kurse tė ndryshme, punė etj. Nė shumė raste, me ndermjetėsinė tone janė pranuar nė shtėpi pacientė qė ishim pėrzenė nga shtėpia, dhe jane pėrmiresuar marrėdhėnjet e prishuara midis prindėrve dhe fėmijėve. Gjatė kėsaj periudhe (gusht 2005-maj 2008):
prej kėtyre:
Kėshillimi Kemi prirjen ta konsiderojme si pikėn mė tė dobėt tė punės tonė. Arsyet janė disa:
Jashtė kryeqytetit Megjithese politikanet shqiptare i marrin votat njelloj dhe te barasvlefshme ne te gjithe Shqiperine, dhe se ne te gjithe qytetet e Shqiperise jetojne njerez de jure me te drejta te barabarta perseri TMM, si shume gjera te tjera ngelet privilegj i Tiranes. Ne nuk mund te percillnim dot kurre deri te ju ato lot te pafund nenash, dhe halle familjare qe na vijne ne qender dhe ne nuk mundemi ti ndihmojme thjesht se nuk banojne nė Tirane Me gjithe sensibilizimin e here-pas-hershem qe A. Plus ka bere ne media, nuk eshte vene re ndonje shenje preokupacioni per te ndihmuar keta njerez. Ne fazen e dyte te GFATM-se parashikohet qe te hapen dy qendra te reja te TMM-se ne Durres dhe Elbasan. Ministria e Shendetesise po kujdeset direkt per mundesine e hapjes se ketyre qendrave. Marrėdhenjet me Mediat Ne fillim te projektit te TMM-se ne, nuk e beme publik kete fakt sepse qe nė fillim i kishim te ezauruara vendet ne terapi. Megjithate media nuk vonoi te vije te ne dhe ti beje jehone TMM-se. Kjo ne fakt na veshtiresoi punen sepse ishim te detyruar te kthenim mbrapsht nje numer te madh njerezish me te njejtat nevoja. Ne ditet dhe muajt ne vazhdim kemi patur nje bashkepunim me shume media si Klan (Revista, TV) Gazeta Korrieri, Panorama, Shqip, Metropol, Koha Jone etj si dhe me TV, Top Channel. News 24, TVSh, Shijak TV, KLAN, Koha TV, VOA, etj, bashkepunim i cili vazhdon ende. Puna nė terren Puna ne terren kryhet nga tre punonjės outreach tė cilet shpėrndajne prezervative, materiale informative, betadine, ankerplast dh shiringa pėr grupe te vogla pėrdoruesish, sidomos Rom. Duhet theksuar se skena e droges eshte shume fragmentare, dhe pėrdoruesit ndodhen me shumė ne periferi (Bregu i Lumit, Kinostudio, Shallvaret, ish Kombinati Misto Mame, Stacioni i Trenit). Njė nga punonjėsit nė terren (femėr) ka filluar tė kontaktoje disa pėrdorues qė ushtrojnė prostitucionin si mjet per tė nxjerrė te ardhura pėr mbijetese. Duhet theksuar se situata e tyre ėshtė shumė e rėnduar disa prej tyre duan te hyjnė ne terapinė me metadon, nderkohe qe vende tė lira nuk ka. Pas mbylljes sė gropės ne qendėr tė Tiranės, kėta punėtore te seksit dhe transvestite janė transferuar nė nje varrezė makinash prapa ish-Uzinės sė Konsumit tė Gjerė (pėrballė Qendrės Spitalore), nga Kodrat e Liqenit, te Stacioni i Trenit apo ne vende te tjera te braktisura. Eshtė njė grup shumė i rrezikuar qė kėrkon ndėrhyrje tė shpejta dhe energjike.
|
![]()
|
||||
|
Home | Rreth
nesh | Projekte | Qendra
e pritjeve | Zvogëlimi i dëmit | Metadon | Trainim | Publikime | Kontaktoni | Të reja | Foto © 2009 Aksion Plus |
||||||