Po t’i hedhësh një sy gjendjes së mjerueshme
të shërbimit shëndetësor në Shqipëri,
përhapjes masive të përdorimit të drogës
dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, të tërheq
menjëherë vëmendjen mungesa e gjithanshme e
një aparati të pajisur mirë për t’i
bërë ballë këtyre fenomeneve relativisht
të reja për shoqërinë shqiptare. Për
këtë arësye, Aksion Plusi duhet konsideruar
një sukses, jo vetëm sepse është krijuar
dhe po punon intensivisht për parandalimin e përdorimit
të drogës dhe të përhapjes së HIV/SIDA-s,
por sepse gjendet gjithmonë një ose dy hapa para
shtetit në luftën kundër këtyre plagëve
të rënda shoqërore. Përpjekjet e veta Aksion
Plusi i ka përqendruar në dy fusha: në atë të parandalimit
nëpërmjet punës së Qendrës Sociale
Rinore dhe në atë të trajtimit me anë të veprimtarisë së Qendrës
për Parandalimin e Dëmit.
Parandalimi
Në drejtim të parandalimit, Qendra Sociale Rinore
e Aksion Plusit ka krijuar lidhje të ngushta me Këshillin
Rinor Shqiptar dhe strukturat e tij si në Tiranë ashtu
edhe nëpër rrethe duke ngritur një rrjet efektiv
vullnetarësh të cilët sigurojnë më pas
edhe një pjesëmarrje të gjerë të të rinjve
në aktivitetet e shoqatës. Një metodë e
përkryer ka rezultuar të jetë Edukimi për
bashkëmoshatarë, nëpërmjet së cilës
komunitete të ndryshme janë mundësuar dhe shtytur
për të ndërmarrë inisiativa që parandalojnë përdorimin
e drogës dhe përhapjen e SIDA-s. Gjatë periudhës
së viteve 1993-95 Aksioni Plusi ndërmori një sërë aktivitetesh
në kuadrin e një projekti madhor të cilat përfshinin:
1- Mbajtje leksionesh mbi SIDA-n në shkolla të mesme.
2- Organizimin e vlerësimeve dhe të pyetësorëve
nëpër shkolla.
3- Mbajtjen hapur të një HOT-Line për të rinjtë.
4- Publikimin e broshurave, posterave dhe informacioneve
të ndryshme
edukuese.
5- Organizimin e Ditës Botërore të SIDA-s.
6- Sesione me të rinj dhe studentë ku punëtorë socialë dhe
edukatorë bashkëmoshatarë jepnin këshilla
të ndryshme.
7- Përgatitjen dhe shfaqjen e dokumentarëve dhe spoteve
për SIDA-n.
8- Ekspozita, intervista në radio dhe TV, artikuj, etj.
Që nga fillesat e saj, shoqata Aksion Plus ka
punuar intensivisht për realizimin e një sërë projektesh
të rëndësishme
të cilat synojnë kryesisht zvogëlimin e dëmit
që shkaktohet nga droga si dhe parandalimin e përdorimit
të drogës dhe të përhapjes së sëmundjeve
të transmetuara seksualisht. Projekti i parë i cili
zgjati prej marsit të 1996-s deri në dhjetor të po
atij viti konsistoi në hartimin e broshurave të ndryshme
dhe materiale informuese për të rinjtë të cilat
shtjellonin sëmundjen dhe përhapjen e SIDA-s. Gjatë realizimit
të këtij projekti u mbajtën leksione në shkolla
të mesme të Tiranës, Krujës, Durrësit,
Shkodrës dhe Kavajës.
- Një tjetër hap të rëndësishëm
në aktivitetin e saj, shoqata Aksion Plus e zhvilloi gjatë periudhës
janar-gusht 1997 me organizimin e disa takimeve dhe tryezave
të rrumbullakëta në të cilat morën
pjesë zyrtarë shtetërorë, ligjbërës,
punonjës socialë dhe të tjerë nën
temën “Media, Ligji dhe Shkolla fokusohen mbi SIDA-n.” Ky
projekt synonte gjetjen e mundësive për përmirësimin
e ligjeve egzistuese të SIDA-s dhe për t’i
tërhequr vëmendjen medias mbi çështje
që lidheshin me sëmundjen e rëndë.
- Një projekt i tretë që u mundësua gjatë periudhës
janar-gusht 1998 ishte ngritja e një qendre konsultuese
dhe informuese e cila u jepte njëkohësisht edhe mbështetje
njerëzve që jetojnë me virusin e HIV-it dhe
SIDA-n. Në këtë qendër ofrohej konsultim,
materiale dhe informacione që u vlenin shumë atyre
të prekurve nga HIV/SIDA.
- Në gusht të 1998-s deri në në dhjetor
të po atij viti, nën parimin për të ‘’Zhvilluar
aftësi institucionale’’ nëpërmjet
krijimit të degëve të reja, u ngritën degë të reja
të shoqatës në qytetet kryesore të vendit
në të cilat po punohet për parandalimin e SIDA-s
dhe të dëmit të shkaktuar nga përdorimi
i drogës.
- Për dy vjet me radhë, duke filluar nga janari i
1998-s, në bashkëpunim me dy shoqata joqeveritare
shqiptare dhe italiane u ngritën dy qendra rinore në Tiranë dhe
në Shkodër. Në këto qendra u jepej mbështetje
të rinjve duke dhënë kurse kompjuteri, duke
zhvilluar aktivitete arti dhe kulture, publikime, gjuhë të huaja,
edukim civil, njohje të probleme seksuale dhe të rreziqeve
të drogës e të SIDA-s, edukim nëpërmjet
bashkëmoshatarëve.
- Një projekt tjetër që u zhvillua nga janari
deri në gusht të 1999-s konsistoi në përhapjen
e informacionit të zvogëlimit të dëmit
për përdoruesit e drogës dhe të rinjtë.
Ky projekt u realizua me anë të seminarëve në qendrat
rinore, edukimit për bashkëmoshtarë, publikimeve,
vizitave të ndërsjellta, aktiviteteve në shkolla
të mesme, dhe intervistave në radio dhe televizion.
- Në mars-maj 1999, në një bashkëpunim
midis shoqatës Aksion Plus dhe Doktorëve të Rinj
Kundër Drogës u zhvillua një tryezë e rrumbullakët
rreth fenomenit të përdorimit të drogës,
zvogëlimit të dëmit dhe faktorëve të tjerë të lidhur
me substancat e paligjshme. Në këtë tryezë u
ftuan shumë ekspertë të kësaj fushe dhe
shoqata joqeveritare të cilët diskutuan mbi përdorimin
e drogës në Shqipëri dhe hapave e strategjive
të mëtejshme në të ardhmen.
- Nga tetori 2000 deri në tetor 2001 Aksion Plusi së bashku
me Kërkuesit e Rinj të Shkencave Sociale dhe Grupin
e të Rinjve për Planifikimin Familjar i zgjeruan
aktivitetet e tyre duke përfshirë parandalimin, trainimin,
shërbimet sociale në shkollat e mesme, konsultimin,
tryeza të rrumbullakëta, edukimin me anë të bashkëmoshatarëve,
pyetësorë dhe krijimin e rrjetit të bashkëpunimit.
q Në nëntor 2000 u ngrit Qendra e Zvogëlimit
të Dëmit e cila u ofron përdoruesve të drogës
shiringa të pastra dhe pajisja të tjera përdorimi,
ndihmë mjekësore, konsultim, edukim për bashkëmoshatarët,
aktivitete të ndryshme, referime për në shërbimet
mjekësore, pyetësorë, emisione në televizion
dhe radio, që të gjitha këto nën kudrin
e parandalimit parësor dhe dytësor.
q Më vonë në janar 2000 deri në dhjetor
2001 Aksion Plusi ofroi konsultime mbi parandalimin e SIDA-s,
edukim mbi marrëdhëniet seksuale dhe ruajtjen e shëndetit
riprodhues në Shkodër.
- Në qershor të vitit 2001 nisi seria e aktiviteteve
nën moton ‘’Sporti kundër Drogës’’ gjatë së cilës
u zhvilluan turne vollejbolli në plazhin e Durrësit
ku morën pjesë qendra rinore të shoqatës
dhe të qyteteve të tjera që përfshihen
në rrjetin e Këshillit Shqiptar të Rinisë.
Këto aktivitete u shoqëruan njëkohësisht
edhe me publikime dhe një fushatë në media.
- Ndërsa në maj 2001, për të vazhduar më pas
në dhjetor 2001 e më tej, u krijua dhe u përforcua
rrjeti i edukuesve bashkëmoshatarë në shkollat
e mesme të Tiranës dhe në katër degët
e shoqatës Aksion Plus. Ky ishte i pari projekt që përqendrohej
krejtësisht mbi edukimin bashkëmoshatar dhe që bazohej
në mënyrat dhe manualet më të fundit të kësaj
lloj eksperience.
- Një nga synimet kryesore të shoqatës ishte
edukimi dhe sensibilizimi për mbrojtjen e të Drejtave
të Njeriut të atyre që bëjnë pjesë në jetën
e personave me HIV/SIDA si personeli mjekësor dhe të tjerë që përkujdesen
për një trajtim më të mirë të këtij
grupi që është në shënjestër.
Ky edukim dhe sensibilizim që filloi në qershor 2001
deri në janar 2002 synoi të godasë diskriminimin,
tentoi të sigurojë pranimin dhe një mbështetje
të fortë për të prekurit nga virusi dhe
nga probleme të tjera të ngjashme.
- Nga janari 2002 deri në qershor 2002 Aksion Plusi punoi
kryesisht për të rritur aftësinë e të punonjësve
socialë të sapodiplomuar duke kryer instruktimin
dhe aktivitete të tjera dobiprurëse në lidhje
me përdoruesit e drogës nëpërmjet edukimit,
parandalimit, konsultimit dhe të zvogëlimit të dëmit.
- Në nëntor 2001 deri në nëntor 2002 u
përsëritën në mënyrë më të zgjeruar
aktivitetet e qendrës për zvogëlimin e dëmit
me anë të shpërndarjes së shiringave dhe
të mjeteve të tjera të përdorimit të drogës,
ndihmës mjekësore, parandalimit parësor dhe
dytësor si dhe edukimit bashkëmoshatar.
- Në periudhën dhjetor 2001 deri më 7 prill
2002, Organizata Botërore e Shëndetit dha fonde për
të organizuar Ditën Botërore të SIDA-s
2001 dhe Ditën Botërore të Shëndetit në 7
prill. Shoqata Aksion Plus përfshiu në këto
aktivitete të gjithë rrjetin e të rinjve të shkollave
të mesme të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe
u zhvilluan seminare, u mblodhën grupe pune, u dhanë ligjërata,
mbrëmje dëfryese si dhe veprimtari të ndryshme
sportive, kulturore, artistike dhe rinore.
- Që nga 1 qershori 2001, për të vazhduar në vitet
2002-2003 shoqata Aksion Plus është njëra prej
organizatave joqeveritare të përzgjedhura nga CAIR
(Center for AIDS Intervention Research) pranë Universitetit
Mjekësor të Uiskonsinit, në Miluoki, SHBA për
të marrë pjesë në projektin shkencor të GAIN-it
që është financuar nga NIMH (National Institute
of Mental Health). Synimi i GAIN-it është që të zhvillojë dhe
të vlerësojë metodat me anë të teknologjisë së bazuar
në kompjuterë për të bërë këmbimin
sa më të efektshëm të informacioneve midis
kërkuesve shkencorë dhe programeve kompjuterike për
parandalimin e HIV-it.
- Një nga rojektet e fundit i ndërmarrë prej
Aksion Plusit, nga 15 tetor 2002 deri në 15 mars 2003
quhet “Rritja e kapacitetit, e edukimit për mbrojtjen,
e aftësive informuese dhe komunikuese të forcave
policore anti-drogë në lidhje me përdoruesit
e drogës.’’ Synimi i këtij projekti që është tepër
i rëndësishëm për kohën dhe realitetin
shqiptar të sotëm është që të rrisë dijenitë dhe
vëmendjen e policisë anti-drogë dhe të grupeve
të tjera në lidhje me të drejtat e njeriut dhe
nevojat e ndryshme të përdoruesve të drogës.
|