Shqipėria
- Situata aktuale 2009
Hyrja
Pėrdoruesit e drogės mund tė kenė pasoja serioze pėr shėndetin dhe
mirėqenien sociale. Ata shpesh nuk pėrfitojnė nga shėrbimet e shėndetit publik
si pasojė e stigmės dhe diskriminimit. Pasojat shėndetėsore tė pėrdorimit tė
drogave (vecanėrisht tė atyre qė injektojnė) do tė vijojnė tė pėrkeqėsohen,
ndėrsa rritet barra e disa sėmundjeve tė tjera qė lidhen me pėrdorimin e
drogės. Epidemitė e malarjes, tetanozit, hepatiti C (HCV), infeksione tė tjera
me natyrė parazite apo bakteriale, bashkė me disa sėmundje tė tjera, i
atribohen pėrdorimit tė drogave. Njė seri e gjerė e komplikacioneve infektive e
lidhur me injektimin e drogave ėshtė dokumentuar qė nė raportet tė hershme.
Infeksioni i HIV-it ka marrė pėrmasa dramatike, dhe ka ndryshuar perceptimin e
grupeve tė pėrdoruesve tė drogės.
Vendet e Europės Lindore dhe Qėndrore po pėrjetojnė njė rritje tė shpejtė
tė epidemisė sė HIV-it, sidomos midis pėrdoruesve tė drogės, kjo sepse shumica
e tyre ndodhen pranė rrugėve tė trafikut tė drogės nga Afganistani drejt
vendeve perėndimore dhe SHBA-sė. Sipas UNODC-sė ky fenomen ėshtė duke u
zgjeruar, sepse dhe prodhimi i opiumit dhe kokės po rritet. Gjithashtu Shqipėria ėshtė njė vend ku
prodhohet dhe trafikohet drogė, pra si rrjedhojė pritet qė numri i pėrdoruesve
tė rritet dita-ditės. Raportet nga klientė qė vizitojnė qendrėn e
Aksion Plus-it, tregojnė se mosha e fillimit tė pėrdorimit tė drogės ėshtė
13-14 vjec, dhe shumica e tyre kanė njė histori 8-10 vjecare tė pėrdorimit tė
disa drogave. Fillimisht ata kanė pėrdorur droga tė ashtuquajtura tė lehta, pėr
tė kaluar mė tej nė droga tė rėnda si heroina, dhe shumė prej tyre tashmė e
injektojnė heroinėn.
Shumica e pėrdoruesve pėrdorin kanabis, por ka njė
rritje tė personave qė janė tė varur nga heroina. Problemi i drogės ėshtė
shtrirė nė mbarė vendin, por ėshtė mė akut nė zonat urbane tė Tiranės,
Shkodrės, Vlorės, Fierit, Lushnjės, Korcės si dhe Gramshit. Vdekjet nga mbidoza
kanė qenė rreth 40, por rastet e vdekjeve mund tė jenė mė tė larta si pasojė e
mosraportimeve tė sakta. Pėrdorimi intravenoz i drogave ėshtė njė shkak
themelor pėr pėrhapjen e HIV/SIDA dhe infeksioneve tė tjera seksualisht tė
transmetueshme. Vlerėsohet se rreth 8000-10000 pėrdorues injektojnė, kryesisht
heroinė, si dhe pėrdorin tė njėjtat shiringa duke shtuar rreziqet pėr shėndetin
e pėrdoruesit.
Kohėt e fundit kemi njė rritje tė pėrdoruesve midis
anėtarėve tė komunitetit Rom. Ky komunitet, pėrvec drogės ėshtė i prekur nga
papunėsia, varfėria e thellė, akses i ulėt ndaj shėrbimeve shėndetėsore. Sipas
tė dhėnave, mosha mesatare e romėve qė kanė pėrdorur drogė pėr herė tė parė
ėshtė rreth 15 vjec. Disa prej romėve tregojnė pėr raste kur kanė parė miqtė e
tyre tė injektojnė drogė me shiringa tė pėrdorura mė parė nga tė tjerėt. Romėt
gjithashtu kanė njė nivel tė ulėt informacioni, dhe injektojnė nė kushte tė
kėqija higjenike, duke shtuar kėshtu edhe rreziqe tė tjera shėndetėsore.
Marrja e drogės bėhet nė shtėpi apo zona tė
braktisura nė lagje, poshtė urave apo nė bregun e lumit tė Tiranės.
Pėrdorimi i drogės tek popullata e pėrgjithshme dhe tė
rinjtė
Nuk ėshtė realizuar ndonjė studim i popullatės sė pėrgjithshme pėr pėrdorim droge nė Shqipėri.
Tė dhėnat e prevalencės pėr preferencat e pėrdorimit tė drogave ilegale mund tė gjenden nė Studimin e Sjelljeve me Risk tė tė Rinjve (YRBS) [1] , pėrqendruar nė popullatėn e shkollave tė mesme, drejtuar nga Instituti i Shėndetit Publik nė vitin 2005, me njė kampion afėrsisht 4000 subjekte. Studimi tregoi se 5.4% e tė rinjve nga 14-18 vjeē kishte eksperimentuar me kanabis dhe 4% me ekstazi; 1.4% dhe 1.6% e pėrgjigjedhėnėsve raportoi respektivisht pėr pėrdorim heroine dhe kokaine.
Prevalenca ishte lehtėsisht mė e lartė nė kryeqytet, Tiranė, krahasuar me pjesėn tjetėr tė vendit; ėshtė raportuar se ėshtė disa herė mė e lartė prevalenca e pėrdorimit tė drogave nga meshkujt, krahasuar me femrat. Mė shumė se 9% e pėrgjigjedhėnėsve kanė pėrdorur droga ilegale nė ambientet e shkollės.
Problemi i pėrdorimit tė drogės
Nuk ekziston ndonjė regjistrim i nivelit kombėtar pėr numrin e pėrdoruesve tė drogės deri nė ditėt e sotme nė Shqipėri. Megjithatė, numri i plotė i njerėzve qė kanė eksperimentuar me drogat nė tė gjithė vendin rezulton 5000 nė vitin 1995 dhe 20 mijė nė vitin 1998, pėrfshi kėtu edhe pėrdoruesit rastėsor [[1]], ndėrsa tė dhėnat aktuale lėkunden midis 40 mijė dhe 60 mijė (kryesisht pėrdorues rastėsor). Kjo tregon njė rritje disa herė mė shumė krahasuar me vitin 1995. Duhet theksuar tė dhėnat e mėsipėrme nuk janė bazuar nė linjėn e drejtimit tė EMCDDA pėr pėrdoruesit problematik tė drogave (PDUs)*.
* EMCDDA(2007) e pėrkufizon problemin e drogės si Pėrdorim droge i
injektuar ose pėrdorim afat-gjatė dhe i rregullt i opiateve, kokainė ose
amfetaminė.
Kėrkesa pėr
trajtim
Nė vitin 2007, Shėrbimi Klinik Toksikologjik [[2]] regjistroi 108 klientė tė rinj pėr trajtim, nga 856 kėrkesa tė tjera. 96.4% e klientėve kishin ardhur vetė, kurse 3.6% ishin referuar nga agjenci tė tjera tė shėrbimit shėndetėsor, policia dhe burgjet. Ata pėrfaqėsojnė pothuajse tė gjitha zonat e Shqipėrisė, me njė mbizotėrim (rreth 70%) tė Tiranės sė bashku me pjesėn qendrore dhe qendrore-perėndimore tė vendit.
Mosha dėrrmuese e klientėve qė kanė hyrė nė trajtim ishte 25.9%, me ekstreme nga mė tė vegjėl se 15 vjeē (1.4%) dhe mė tė rritur se 40 vjeē (0.7%); grupmosha 21-30 vjeē llogaritet me 75% tė numrit tė plotė tė klientėve. Njė diferencė nė shpėrndarjen e moshės ishte raportuar mes klientėve qė i ishin nėnshtruar trajtimit, me njė mesatare 19.9 vjeē, pra mė tė rinj se mesatarja e mėsipėrme, 25.9 vjeē. Jetėgjatėsia e karrierės sė PDU-ve ishte 5.5 vjeē. Nga klientėt e regjistruar 95.3% ishin meshkuj dhe 4.7% ishin femra.
Lidhur me tipin e drogave tė pėrdorura, mes klientėve qė kanė hyrė nė trajtim, opiatet (kryesisht heroina) ishin mė tė pėrdorurat me 71.4%, ndjekur nga THC (kanabis) me 5.6%, kokainė 2.2%, benzodiazepinė me 0.2%, kurse 20.6% i klientėve raportuan pėrdorimin e mė shumė se njė droge. Midis klientėve tė rinj qė kishin hyrė nė trajtim, 72.3% kishin pėrdorur heroinėn si tipin e parė tė drogės, me tė dhėna tronditėse: 19.3% dhe 41.8%, respektivisht pėr grupmoshat mė tė vegjėl se 15 vjeē dhe 16-20 vjeē.
Lidhur me mėnyrėn e pėrdorim/abuzimit tė drogės, 41.7% e klientėve kanė pėrdorur drogėn intravenoze, 49.41% me tymosje dhe thithje, ndėrsa pėr pjesėn tjetėr mungon informacioni. Rreth 10.5% e klientėve i pėrkasin diagnozave tė dyfishta.
Semundjet
Infektive te Lidhura me Drogat
Te dhenat ne Shqiperi mbi drogat dhe
lidhja me me semundjet infektive vijne nga studimet laboratorike te Hepatitit, vezhgimit dhe raporteve per
HIV-in (Laboratori kombetar referues
i HIV dhe Hepatitit Viral dhe Programi
kombetar i HIV/AIDS dhe SST nen
Departmentin e kontrollit te Semundjeve Ngjitese ne ISHP) (Bio-BSS) zhvilluar ne 2005 dhe sistemi i vezhgimit te
mbikeqyrur nga NGO qe punojne ne fushen
e reduktimit te demit.
Te dhenat nga Bio-BSS (qe u zhvillua ne
2005) nuk treguan ndonje person me HIV
ne radhet e perdoruesve te drogave me injektim (PDI) me nje kampion prej 224
persona
PDI llogariten vetem me 1% te infeksionit te
HIV nga nje total prej 291 rastesh HIV/AIDS te regjistruara nga vezhgimet e
HIV-it qe nga 1993 (viti ku eshte
zbuluar rasti i pare me HIV) ne Shqiperi.
Te dhenat nga vezhgimet e ruajtura nga NGOs qe merren me keto problem nuk tregojne
ndonje rast te HIV te PDI-te.
Prevalenca e Hepatitit viral B akut
ne PDI-te ne Bio-BSS 2005 ishte 12.5%
(28/224) (95% CI: 7.9-21.3%). Te dhenat nga studimi laboratorik i Hepatiti B
tek PDI-te ne 2003 dhe 2006-2007
demostruan nje prevalence te HBsAg+
respektivisht 10.1% (8/79) dhe 22.8% (38/166). Duhet theksuar se Shqiperia eshte akoma nje shtet me
prevalence hepatitit B te larte ne te
mesme (6 dhe me shume se 8%) ne popullaten e pergjithshme, edhe pse
programi i vaksinimit te te sapolindurve eshte vendosur qe prej 1995. Prevalenca
e hepatitit viral B akute eshte rritur me kalimin e viteve, dhe ka treguar nje
qarkullim te larte midis perdoruesve te droges vecanerisht kur krahasohet me
popullaten e pergjidhshme.
Prevalenca e Hepatitit C eshte akoma e ulet ne popullaten e pergjithshme:
0.991.2% bazuar mbi studimet laboratorike te hepatit. Ne 2005 te dhenat nga Bio-BSS treguan se prevalence e HCV midis IDU
ishte 26.7% (60/224) (95% CI:11.0-25.7%).
Te dhenat nga studimet laboratorike mbi Hepatitit C tek IDUs ne 2003 dhe 2006-2007 demostruan nje prevalence te HCV
respektivisht 12.6% (8/63) dhe 29.4% (48/163)
Prevalence e Hepatitit C eshte rritur gjate
viteve dhe eshte pare nje qarkullim i larte tek perdoruesit e droges
vecanerisht kur krahasohet me popullaten e pergjidhshme .
Nuk ka te dhena
te sigurta persa i perket vdekjeve te lidhura me drogen ne Albania.
Duke u bazuar
nga gojedhenat ka 25 vdekje qe lidhen me mbidosen pergjate periudhes 1995-1999.
Sherbimi klinik i Toksikologjise raportoi
4 vdekje gjate periudhes
2005-2008, te regjistruar ne njesite e terapise intensive dhe ne
sherbimet e urgjences te TUHC keto jane
vetem dyshime klinike te lidhura me overdose te heroines sepse ka nje mungese
konfirmimi nga Laboratori Toksikologjik
i Instituti te Mjeksise Ligjore
Ne shumicen e
rasteve vdekjet supozohen te jene te lidhura me overdosen, mass media ka qene
burimi i vetem i informacionit. Ne kete kontekst dhe duke marre parasysh numrin
e madh te madh te vdekjeve te njerzve
nga overdose, pamundesia e sigurimit te te dhenave te besueshme te vdekjeve te
lidhura me drogen ne Shqiperi mbetet nje problem dhe shqetesim i madh qe ka
nevoje urgjente per tu zgjidhur.
Nderhyrjet me trajtim per drogat
Sic eshte permendur
me siper, ekziston nje qender publike residenciale e specializuar per problemet
e droges ne Albania, quajtur Sherbimi Toksiokologjik Klinik i Qendres Spitalore
Universitare Nene Tereza me 15 shtreter
i cili mbulon te gjithe vendin, dhe merret me trajtimin e mbidosave dhe
detoksifikimin, ai sherben si njesi spitalore dhe ambulatore.
Sherbimet
psikiatrike sic eshte klinika psikiatrike ne QSUT, megjithese potencialisht e
afte per te ofruar sherbime te specializuara akoma nuk eshte e perfshire ne
trajtimin e PDU me perjashtim te klienteve me diagnoze te dyfishte. Akoma nuk
ka qendra te specializuara jo rezidenciale sic jane qendrat ditore. NGO
Emanuel, qender terapeutike me 20 shteter nuk perfaqeson nje sherbim
rehabilitimi multidisiplinar te vertete.
Akoma nuk jane
alokuar fonde speciale per sherbimet e trajtimit te droges nga Ministria e
Shendetesise.
Detoksifikimi
perfshire mjekimet baze te nevojshme, nuk eshte financuar nga agjencia
kombetare e sigurimit shendetsor. Nderhyrjet
psikosociale zakonisht mungojne. Trajtimi i PDU eshte akoma jashte sistemit
shendetsor.
Dy NGO, te quajtura Aksion Plus dhe Stop AIDS operojne ne fushen e droges dhe
ne reduktimin e kerkeses per te (perfshire edhe HIV/AIDS) me nje focus te qarte
zvoglimin e demit; ato po e shtrijne sherbimin e tyre ne Tirane dhe ne qytete e
tjera.
Trajtimi
Mbajtes me Metadon (MMT) po zbatohet qe
nga viti 2005 nga NGO Aksion Plus me
fondet e Fondacionit SOROS
Aktualisht jane 216 kliente ne MMT qendrat e trajtimit
ambulator ne Tirane, Durres dhe Korce nga mbeshtetja e HIV/AIDS Global Fund,
duke e cuar keshtu ne 360 numrin e pergjithshem te klienteve qe hyjne ne programin
pa pagese te metadonit deri ne Nentor 2009.
Bazuar ne Strategjine
Kombetare kunder Droges 20042010 (quajtur
komponenti i reduktimit te kerkeses per droge) (a) programet e MMT duhet
te mbulohen nga qendrat e specializuara; (b)
pershkrimi ne periudhen e pare nuk duhet te kaloje tek mjeket e familjes;
(c) duhet te kete nje kusht strikt per
trajnime speciale per mjeket (d) MMT kane nevoje per nje metodologji speciale,
jo nje ligj special.
Shėrbimet
qė ofrohen pėr pėrdoruesit e drogave
Cilėsia dhe llojet
e shėrbimeve tė ofruara nga shėrbimet shėndetėsore ekzistuese kanė rėnė, dhe
nuk janė tė afta tė pėrballojnė situatėn e rendė.
Klinika
Toksikologjike nė Spitalin Ushtarak ofron trajtim pėr pėrdoruesit e drogave,
por ka njė kapacitet tė kufizuar me 15 shtretėr, dhe nuk ėshtė njė klinikė e
specializuar pėr trajtimin e drogave.
Njė qendėr tjetėr pėr trajtimin e pėrdoruesve tė drogės ėshtė qendra Emanuel, e cila administrohet nga njė shoqatė italiane. Eshtė themeluar nė vitin 2000 dhe ka njė kapacitet prej 12 shtretėrish pėr njė trajtim afat-gjatė rezidencial.
Shoqata Aksion Plus ofron njė shėrbim nė tre nivele pėr pėrdoruesit e drogave, si dhe pėr tė rinjtė qė ndodhen ne shkollat e mesme dhe jashtė tyre.
Niveli i parė, ai parandalues, shenjon tė rinjtė qė nuk kanė hyrė nė rrugėn e drogės, ose sapo kanė filluar tė eksperimentojnė me drogat, pa kaluar nė injektim.
Niveli i dytė ofron shėrbimet e zvogėlimit tė dėmit pėr pėrdoruesit aktivė, sidomos ata qė injektojnė. Pėrvec shiringave tė pastra, punonjėsit tanė nė terren japin prezervativė, materiale informative, vitamina apo medikamente pėr pėrdoruesit nė gjendje tė vėshtirė ekonomike dhe shėndetėsore, si dhe i adresojnė pėrdoruesit nė shėrbime tė tjera tė specializuara. Gjithashtu programe tė tilla ndihmojnė nė:
- uljen e rasteve tė injektimit
- zvogėlojnė frekuencėn e injektimit
- ndalojnė/zvogėlojnė ripėrdorimin e shiringave dhe paisjeve tė tjera tė injektimit
- Rrisin shkallėn e dezinfektimit tė ageve dhe shiringave
- Rrisin mundėsinė e pjesmarrjes nė programet e trajtimit tė drogave
- Rrisin pėrdorimin e prezervativit dhe tė metodave tė tjera kontraceptive.
Niveli i tretė operon nė qendrėn e Terapisė me metadon, njė projekt i mbėshtetur nga GFATM. Terapia me metadon ofrohet per pėrdorues me karrierė tė gjatė tė pėrdorimit tė drogave, venat e tė cilėve janė tė dėmtuara dhe mė gjendje shėndetėsore tė rėndė. Kėrkesa ka dhe nga rrethe tė tjera, por infrastruktura dhe kushtet e terapisė pranojnė vetėm pėrdoruesit nga Tirana dhe nga rrethet fqinjė. Ka plane nga Aksion Plus qė terapia me metadon dhe programet e zvogėlimit tė dėmit tė shtrihen edhe nė rrethe tė tjera ku problemi i drogės po bėhet gjithnjė e mė shumė dramatik. Studime tė ndryshme pohojnė se shėrbime tė tilla janė efektive nė terma ekonomikė, shėndetėsorė, individualė dhe socialė.
Tė tre kėto nivele janė tė ndėrlidhura me njėri-tjetrin, por ende mbetet shumė pėr tė bėrė, sepse dhe problemet janė mė tė ndėrlikuara se sa duken. Njė pėrdorues nė familje ėshtė njė problem serioz dhe i papėrballueshėm nga familja. Drama qė e shoqėron problemin e drogės, rėndohet nga probleme financiare tė trajtimit, dhunės si dhe pėrfshirjes nė aktivitete kriminale tė pėrdoruesve tė drogės. Terapia me metadon e ofruar nė qendrėn tonė ėshtė e suksesshme, gjė qė vėrehet nga ecuria pozitive e individėve, dhe nga marrėdhėnjet e pėrmirėsuara familjare dhe shoqėrore. Niveli i vetė-vlerėsimit ėshtė rritur, dhe shumė nga klientėt kanė filluar punė.
Kėto ndėrhyrjė dhe projekte janė bėrė tė mundur nga mbėshtetja e donatorėve si Soros, UNFPA, UNODC, ICCO, UNICEF, CIDA, SDC, tė cilėt nė mė tė shumtėn e rasteve janė mė tė ndjeshėm se sa shteti ynė pėr shėndetin e pėrdoruesve tė drogės.
Pėrdoruesit e drogave me injektim po pėrpiqen ta ruajnė shėndetin e tyre ndėrsa vazhdojnė tė pėrdorin droga. Shėndeti i tyre gjithashtu prek dhe shėndetin e qenieve tė tjera pėrreth tyre sepse ne jetojmė nė tė njėjtin mjedis.
Pėr tė qenė
efektive nė parandalimin e epidemisė midis pėrdoruesve tė drogave me injektim
(ose pėr tė kontrolluar epideminė qė sapo ka nisur) UNAIDS-i vlerėson qė
programet e shkėmbimit tė shiringave duhet tė kapin 60-70% tė injektuesve me
informacion dhe edukim, dhe pothuaj 20% tė tyre me shiringa sterile nė mėnyrė
tė pėrhershme. Dihet qė nė Shqipėri programet e zvogėlimit tė dėmit, apo tė
trajtimit tė drogės janė nė nivel shumė tė kufizuar. Kostot e shumta qė duhet
tė pėrballojė shteti nė tė ardhmen do tė jenė shumė mė tė larta, nėse nuk
ndėrhyhet nė kohė. Nė pėrgjithėsi pėr cdo dollar tė harxhuar nė programet e
zvogėlimit tė dėmit, qeveria kursen shtatė dollarė.
Ligjet kombetare per drogen
Ne lidhje me
legjislacionin nderkombetar Shqiperia aderon ne tre Konventat e Shteteve te
Bashkuara ne fushen e droges.
Ne baze
te neneve 283, 284, 285 dhe 286 te Kodit Penal Shqiptar, sanksione te ndryshme
kunder trafikimit, prodhimit, perpunimit, shperndarjes, transportimit, mbajtjes
dhe shitjes se droges dhe substancave psikotropike (pa dallim) jane parashikuar
(5-10 vjet burgim per prodhim, shitje, shperndarje dhe posedim dhe (7-15 vjet
per trafikim te drogesimport-export). Keto sanksione jane me te ashpra nese
shkelja behet ne bashkepunim ose nga organizata kriminale. Sanksione penale
jane parashikuar edhe per kultivim te paligjshem te bimeve narkotike (3-7 vite
burgim) dhe trafikimin apo derivate paraprirese te saj (3-7 vite burgim). Posedimi i nje doze ditore te droges per
perdorim personal nuk eshte e denueshme. Shume shpesh sasia e droges se
konfiskuar mund te influencoje gjyqtarin te vendose midis denimit minimal dhe
maksimal te parashikuar per shkeljen.
Qe nga 2004, ne Kodin Penal Shqiptar, jane bere shume permiresime te rendesishme, te tilla si, ndryshimet persa i perket Organizatave Kriminale (neni 333) Grupet Kriminale te Organizuara (neni 333/a). Po keshtu, ndryshime te medha jane bere edhe ne Kodin Shqiptar te Proēedures Penale, ne lidhje me burimet investiguese speciale; sipas ketyre ndryshimeve prokurori ka te drejte te lejoj aplikimin e burimeve te ndryshme investiguese siē mund te jene: vezhgime, kapje ne rruge, lirime me kusht, operacione sekrete, etj, te cilat se fundmi kane rezultuar si shume te dobishme ne perēarjen e rrjeteve kriminale te trafikimit te droges.
Ligji nr. 8750 i
dates 26 Mars 2001 Per parandalimin dhe
luften kunder trafikimit te paligjshem te drogave narkotike dhe substancave
psikotrope parashikon standartet per parandalim dhe luftim te trafikimeve
ilegale te drogave dhe derivative te tyre. Ketu jane perfshire me teper detaje
te metodave speciale investiguese te tilla si ndjekje te rreme, lirime me
kusht dhe infiltrime dhe agjente sekret. Gjithashtu, ne kete ligj eshte
parashikuar krijimi dhe funksionimi i Komitetit Kombetar te Koordinimit te
Luftes Kunder Droges.
Ligji nr. 7975 i dates 26 Korrik 1995 i emertuar Per substancat
narkotike dhe psikotrope, i amenduar nga Ligji nr. 9271 i dates 9 Shtator 2004
dhe Ligji nr.9559 i dates 8 Korrik 2006,
parashikon rregullat e prodhimit, perpunimit, importimit, eksportimit,
tregtimit, kontrollimit dhe mbajtjes se drogave narkotike dhe substancave
psikotrope.
Ligji
nr 8874, date 29 Mars 2002 Per kontrollin e substancave qe mund te perdoren
per perpunim ilegal te substancave narkotike dhe psikotrope parashikon
rregulla per kontrollin e substancave qe shpesh perdoren per perpunimin e
substancave narkotike dhe psikotrope, duke synuar parandalimin e devijimit te
destinacionit te ketyre substancave. Gjithashtu per shkelesit e ketij ligji
jane vendosur sanksione.
Strategjia Kombetare per Drogen
Gjate vitit 2004,
nje grup pune nder-ministror hartoi draftin per Strategjine Kombetare kunder
Droges 20042010, i cili u aprovua nga
Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr. 292 date 7 Maj 2004. Strategjia eshte
gjithperfshirese dhe mbulon si reduktimin e kerkeses per droge dhe reduktimin e
sigurimit te droges. Ky ishte
nje produkt i pjesemarrjes se te gjitha institucioneve qeveritare te perfshira
ne luften kunder droges, si dhe organizatave jo-qeveritare dhe me mbeshtetjen e
madhe te ekperteve nga organizata nderkombetare te cilat operojne ne Shqiperi.
Strategjia njeh natyren serioze te problemeve te droges ne nivel kombetar dhe
nderkombetar dhe pranon se suksesi mund te arrihet vetem nepermjet koordinimit
te mbeshtetjes se te gjithe paleve te perfshira, ku mund te permendim qeverine,
shoqerine civile dhe partneret nderkombetare. Gjithashtu, me qellim implementimin
e kesaj strategjie Kryeministri nepermjet urdherit me nr.156 date 23 Shtator 2004 aprovoi nje plan
veprimi multisektorial ku te gjithe institucionet respektive kane marre
pergjegjesite e tyre dhe detyra konkrete per periudhen 20042010.
Strategjia
e Rinise per drogat
Qėllimi dhe Objektivat
Tė parandalojė tė rinjtė qė tė pėrdorin droga nėse pėrdorin droga tė kėshillohen qė tė mos injektojnė. Aty ku parandalimi dėshton, fillon tė funksionojė ndėrhyrja e quajtur zvogėlimi i demit apo rreziqeve qė lidhen me pėrdorimin e drogave, sidomos tė atyre qė injektohen.
Pėr ata qė injektojnė droga:
o Tė ulen rastet tė injektimit tė drogave dhe tė zvogėlojnė frekuencėn e injektimit
o Tė ndalojnė/zvogėlojnė ripėrdorimin e shiringave dhe paisjeve tė tjera tė injektimit
o Tė rrisin shkallėn e dezinfektimit tė ageve dhe shiringave
o Tė rrisin mundėsinė e pjesmarrjes nė programet e trajtimit tė drogave (terapi zėvendėsuese, apo terapi tė tjera rehabilituese pa medikamente).
o Tė rrisin pėrdorimin e prezervativit dhe tė metodave tė tjera kontraceptive.
Gjithashtu duhet tė mbėshteten tė rinjtė nė mbrojtjen dhe promovimin e njė jete tė shėndetshme pa droga dhe abuzime
Qėllimi afatgjatė ėshtė qė tė krijohet njė zinxhir shėrbimesh tė mbėshtetur mbi kėto tre nivele, duke shtuar edhe disa hallka qė mungojnė. Terapia me metadon dhe programme tė zvogėlimit tė dėmit duhet tė shtrihen edhe nė rrethe tė tjera ku shėrbimet pėr pėrdoruesit mungojnė pothuaj plotėsisht.
Angazhimi
Nga ana e qeverisė lokale dhe qėndrore mbetet shumė pėr tė bėrė nė
drejtim tė parandalimit dhe abuzimit me drogat. Ende droga nuk konsiderohet njė
prioritet me rėndėsi, por shifrat janė alarmante.
Dihet qė nė
Shqipėri programet e zvogėlimit tė dėmit, apo tė trajtimit tė drogės janė nė
nivel shumė tė kufizuar. Kostot e shumta qė duhet tė pėrballojė shteti nė tė
ardhmen do tė jenė shumė mė tė larta, nėse nuk ndėrhyhet nė kohė. Nė
pėrgjithėsi pėr ēdo dollar tė harxhuar nė programet e zvogėlimit tė dėmit,
qeveria kursen shtatė dollarė.
Angazhimi social dhe
shėndetėsor duhet tė pėrfshijė disa nivele:
-
Promovimin
e parandalimit tė abuzimit me drogat pėrmes programeve informative/edukative
pėr fėmijėt dhe tė rinjtė pėr rreziqet e abuzimit me drogat.
-
Zhvillimin
e kurseve tė trajnimi dhe shpėrndarjen e materialeve
-
Tė
mbėshteten pėrdoruesit e drogės nė shkollat e mesme, dhe pėrgjithėsisht gjithė
moshat e reja pėr tė marrė vendimet e duhura, personale pėr njė jetė pa
drogė. Nga niveli i informacionit qė jepet nė shkollat e mesme, tė arrihet tė
ndryshohen apo modifikohen sjelljet qė ēojnė nė pasoja negative mbi shėndetin,
dhe problemet sociale tė lidhura me pėrdorimin e substancave psikoaktive.
-
Pranė
shkollave tė mesme tė krijohen tė quajturat ambjente miqėsore pėr tė rinjtė nė
pėrgjithėsi dhe pėr ata persona qė kanė probleme me drogėn, si dhe tė vendosen
lidhje nga shkolla me mjediset mjekėsore pėr tė trajtuar e parandaluar
keqėsimin e pėrdorimit tė drogės dhe pasojave tė saj mbi shėndetin.
-
Tė
pėrfshihet media pėr tė transmetuar njė mesazh domethėnės dhe pozitiv pėr
pėrdorimin e drogave. Gazetarėt duhet tė pėrfshihen nė programe trainimi se si
duhet tė organizojnė dhe realizojnė fushata sensibilizimi pėr popullatėn dhe
pėr grupet vulnerabėl.
-
Organizatat
rinore mund tė luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ngritjen dhe realizimin e
programeve tė edukimit dhe kėshillimit individual pėr tė inkurajuar integrimin
e rinisė nė komunitet, pėr tė zhvilluar njė stil tė shėndetshėm jetese si dhe
pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin pėr dėmet e shkaktuara nga droga.
-
Shėrbimet
shėndetėsore duhet tė sigurohen nga shtetit nė nivelin e parandalimit parėsor,
dytėsor dhe tretėsor. Shėrbimet shėndetėsore duhet tė kordinohen nga tė gjithė
sektorėt, duke u kombinuar me dhėnjen e informacionit tė duhur pėr tė rinjtė,
si dhe duke punuar me personat qė ndodhen pėrreth tyre.
-
Tė respektohen tė drejtat
njerėzore pėr pėrdoruesit e drogave. Stigma dhe diskriminimi renditen nė shkaqet
kryesore tė abuzimit tė tė drejtave njerėzore pėr pėrdoruesit e drogave -
fenomen i cili ndihmon nė rritjen dhe pėrhapjen e HIV/SIDA midis pėrdoruesve tė
drogave. Pėrdoruesit e drogave janė qytetarė me tė drejta tė plota dhe kushte
shėndetėsore specifike, dhe jo kriminelė tė papėrgjegjshėm.