Siguria, e para
... njė metodė e bazuar mbi realitetin pėr tė rinjtė dhe drogat
Faqe interneti pėr
drogat:
Hyrje
Si shumė prindėr, kur fėmijėt e mi hynė nė shkollėn e mesme, unė dėshiroja qė problemi me drogėn do tė ishte zhdukur nė mėnyrė magjike, dhe fėmijėt e mi thjesht ti qėndronin larg. Por, edhe pse jam njė studiuese qė punoj pėr njė kohė tė gjatė nė Institutin Kombėtar pėr Abuzimin me Drogat, si dhe njė prind realist, unė e dija qė kjo dėshirė ishte njė fantazi.
Adoleshentėt e sotėm qysh prej shkollės fillore janė tė ekspozuar ndaj fushatės anti-drogė mė intensive dhe mė tė kushtueshme nė histori. Me anė tė programeve shkollore, si dhe fushatave televizive anti-drogė, atyre u ėshtė thėnė shpesh qė thjesht ti thonė jo drogės. Edhe prindėrit gjithashtu janė kėshilluar, nė tė vėrtetė ata janė bombarduar me tabela lajmėrimesh, gazeta dhe mesazhe elektronike duke i nxitur pėr tu bėrė anti-drogė, pėr tu folur fėmijėve tė tyre, pėr tu pėrcaktuar kufij tė qartė, dhe pėr tia bėrė tė njohur atyre pasojat pėr mosbindjen e rregullave.
Por, pavarėsisht shpenzimeve pėr parandalimin e drogės, si dhe tė programeve anti-drogė nė shkollė qė kanė depėrtuar te tė gjithė tė rinjtė gjimnazistė, shumė adoleshentė (pėrfshirė kėtu senatin e shkollės dhe grupe tė rinjsh aktivė) kanė refuzuar mesazhin Thjesht thuaj jo. Ata janė duke pėrdorur nė ambientet e shkollės alkool dhe droga tė tjera.
Shumė pėrdorues tė rinj tė drogės janė eksperimentues tė rastėsishėm, dhe pėr fat tė mirė shumica e tė rinjve e kalojnė moshėn e adoleshencės shėndoshė e mirė.
Gjithsesi, ka shumė tė tjerė tė cilėve eksperimentimi u del nga duart. Ata tė cilėt bien pre e modeleve abuzive me alkoolin apo drogave tė tjera; ata qė e vendosin veten dhe tė tjerėt nė rrugėn e dėmshme.
Askush nuk e justifikon, inkurajon, apo e fal abuzimin me droga tė adoleshentit, dhe ende besojmė se qėndrimi larg kėtyre substancave ėshtė zgjidhja mė e sigurt.
Droga, e pėrkufizuar nė njė kuptim tė gjerė, ėshtė ēdo
substancė legale ose jolegale e cila ndryshon mėnyrėn e tė menduarit, tė
ndierit dhe tė perceptuarit tė botės prej njė personi.
Letra e njė nėne dėrguar birit tė saj kur ai hyri nė shkollėn e mesme. Botuar nė artikullin e gazetės San Francisco Chronicle mė datėn 7 shtator 1998.
I dashur Xhoni,
Kėtė vjeshtė ti do tė hysh nė shkollėn e mesme, dhe ashtu si shumica e adoleshentėve amerikanė do tė provosh drogat.
Si shumė prindėr, unė do tė preferoja qė ti tė mos pėrdorje drogė. Megjithatė e kuptoj se pavarėsisht dėshirave tė mia, ti mund tė eksperimentosh. Unė nuk do tė pėrdor taktika frikėsuese, meqenėse kam kaluar 25 vjet duke bėrė studime pėr pėrdorimin e drogės, abuzimin dhe politikat nė kėtė fushė. Unė do tė tregoj pak pėr atė ēfarė kam mėsuar, duke shpresuar qė kjo do tė orientojė pėr tė bėrė zgjedhjen mė tė zgjuar. Shqetėsimi im i vetėm ėshtė shėndeti dhe siguria jote.
Kur njerėzit flasin pėr drogat ata zakonisht u referohen substancave ilegale tė tilla si marihuana, kokaina, metamfetamina (speed), drogat psikedelike (LSD, Ekstazi) dhe heroina. Kėto nuk janė drogat e vetme qė tė bėjnė tė ndihesh nė qejf. Alkooli, cigaret dhe shumė substanca tė tjera shkaktojnė helmim. Fakti qė njė drogė apo njė tjetėr ėshtė ilegale, nuk do tė thotė fare nėse ėshtė mė e mirė apo mė e keqe. Tė gjitha ato pėrkohėsisht ndryshojnė mėnyrėn se si i percepton gjėrat dhe mėnyrėn e tė menduarit.
Disa njerėz do tė thonė se drogat tė bėjnė tė ndihesh mirė, dhe prandaj ata i pėrdorin. Por, drogat nuk janė gjithmonė qejf. Kokaina dhe metamfetamina shpejtojnė rrahjet e zemrės, LSD-ja mund tė bėjė qė tė ndihesh i keqorientuar, helmimi nga alkooli pengon ngarjen normale tė makinės, duhanpirja tė ēon drejt vartėsisė dhe ndonjėherė drejt kancerit tė mushkėrive; ndonjėherė njerėzit vdesin duke pėrdorur heroinėn. Marihuana jo gjithmonė tė ēon nė vartėsi fizike apo mbidozė, por ajo ndryshon mėnyrėn e tė menduarit, sjelljen dhe reagimin.
Jam pėrpjekur qė tė jap njė pėrshkrim tė shkurtėr tė drogave me tė cilat mund tė ndeshesh. Unė kam zgjedhur qė tė mos tė tremb me informacione tė shtrembėruara, sepse dua tė kesh besim nė ato qė tė kam treguar. Ndonėse nuk do doja tė gėnjeja lidhur me efektet e tyre, ka shumė arsye pėr njė djalė tė moshės tėnde qė tė mos pėrdorė drogat apo alkoolin. Sė pari, tė bėhesh dru nga marihuana apo nga ndonjė lloj tjetėr droge: shpesh ka ndikim nė jetėn tėnde normale. Ėshtė e vėshtirė qė ti kuptosh gjėrat kur je nėn efektin e tyre. Pėr shembull, pėrdorimi i drogave, veēanėrisht gjatė ditės, ndikon nė aftėsinė tėnde pėr tė mėsuar.
Sė dyti, nėse mendon se mund tė provosh marihuanėn, tė lutem prit kur tė bėhesh mė i madh nė moshė. Tė rriturit me probleme me drogat shpesh i nisin ato nė njė moshė tė vogėl.
Dhe e fundit, unė dhe babai nuk duam qė ti tė futesh nė telashe. Pėrdorimi i drogės dhe alkoolit ėshtė ilegal pėr ty dhe pasojat kur kapesh me to janė tė mėdha. Kėtu nė SHBA, numri i arrestimeve pėr mbajtjen e marihuanės ėshtė dyfishuar nė gjashtė vitet e fundit. Tė rriturit janė tė vendosur pėr tolerancėn zero. Nėse kapesh, do tė arrestohesh, do tė pėrjashtohesh nga shkolla, do tė heqin lejen e drejtimit, do tė mohohet huamarrja pėr kolegjin, ose tė largojnė nga kolegji.
Pavarėsisht kėshillės sime pėr tė mospėrdorur drogat, njė ditė ti mund tė zgjedhėsh pėr tė eksperimentuar. Unė do tė thosha sėrish se kjo nuk ėshtė njė ide e mirė, por nėse ti do tė vazhdosh me mėnyrėn tėnde, do tė bėja thirrje qė tė mėsoje sa mė shumė qė tė mundesh, si dhe tė tregosh kujdes. Ka shumė libra dhe referenca tė shkėlqyera, pėrfshi kėtu internetin, tė cilat tė japin informacione tė besueshme pėr drogat. Sigurisht qė gjithmonė mund tė flasėsh me mua. Nėse unė nuk i di pėrgjigjet e pyetjeve tė tua, do tė ndihmoj pėr ti gjetur ato.
Nėse tė japin drogė, bėj kujdes. Shiko se si sillen njerėzit, por kupto se kushdo reagon ndryshe edhe ndaj njė substance tė njėjtė. Nėse vendos qė tė eksperimentosh, sigurohu qė tė jesh i rrethuar nga njerėz tek tė cilėt mund tė gjesh mbėshtetje. Planifiko transportimin, por mos e pėrdor makinėn, ti apo njė person tjetėr i cili ka pėrdorur mė parė alkool apo droga tė tjera. Na telefono neve apo kujtdo tjetėr qė e ke mė tė afėrt, nė ēdo kohė, ditėn apo dhe natėn. Ne do tė vijmė, pa bėrė asnjė pyetje dhe pa pasoja.
Dhe tė lutem Xhoni tregohu i matur. Ėshtė e pamundur tė dish se ēfarė pėrmbajnė drogat ilegale, sepse ato nuk janė tė lejuara. Shumica e mbidozave fatale ndodhin sepse tė rinjtė nuk e njohin efektin e fortė tė drogave qė konsumojnė, apo se si ato pėrzihen me droga tė tjera. Tė lutem mos merr pjesė nė gara me pije alkoolike, tė cilat kanė vrarė shumė tė rinj. Ndėrsa nga njėra anė marihuana nuk ėshtė vdekjeprurėse, por nė doza tė larta ajo mund tė sjellė ēorientim, dhe ndonjėherė tė bėn dhe paranojak. Dhe sigurisht, duhani mund tė dėmtojė mushkėritė, tani apo mė tej gjatė jetės.
Xhoni, meqenėse unė dhe babai tė kemi thėnė gjithmonė pėr njė sėrė aktivitetesh (pėrfshi aktivitetin seksual), mendo pėr pasojat e veprimeve tė tua para se ti ndėrmarrėsh ato. Drogat nuk janė ndryshe. Tregohu mosbesues, dhe mbi tė gjitha mendo pėr sigurinė tėnde.
Me dashuri mami!
Menjėherė pas botimit tė letrės I dashur Xhoni, mė erdhėn telefonata, e-mail dhe letra tė ndryshme nga prindėr, mėsues dhe persona tė tjerė tė rritur qė ishin tė shqetėsuar. Ata donin tė dinin mė shumė pėr arsyen pėrse shumė adoleshentė nuk i dėgjojnė paralajmėrimet tona pėr tė mospėrdorur drogat.
Ēfarė ėshtė ajo qė mund tė bėjnė ata? Si mund ta edukojnė veten qė tė kėshillojnė adoleshentėt nė mėnyrė sa mė efektive? A mos ka diēka qė mund tė bėhet pėr tė garantuar sigurinė e adoleshentėve, edhe pse ata ngulin kėmbė nė eksperimentimin me alkoolin dhe drogat?
Pėr tė studiuar kėto pyetje, unė jam konsultuar me ekspertė, pėrfshi kėtu prindėr, mėsues, studiues si dhe tė rinj. Kam parė edukimin qė jepet pėr drogat nė shkolla, historikun e tij, kurrikulat dhe vlerėsimet ekzistuese. Rezultati ishte botimi i parė i materialit Siguria, e para: Njė rrugė me bazė realitetin pėr adoleshentėt, drogat dhe edukimin pėr drogat, i cili ėshtė rishikuar dhe ndryshuar nė vitet 2002 e 2004.
Qysh prej vitit 1999, mė shumė se 225 mijė kopje tė Siguria, e para ėshtė kėrkuar dhe botuar pėr agjenci dhe institute qeveritare, individuale, edukative e shėndetėsore nė tė gjithė shtetet e SHBA-sė, dhe nė 35 vende nė tė gjithė botėn. Broshura ėshtė pėrkthyer nė gjuhėt spanjolle, kineze, ruse, ukrainase, rumune, ēeke, izraelite dhe portugeze. Kam bėrė prezantime tė panumėrta, kam shkruar opinione pėr gazeta, kam folur me qindra prindėr, mėsues e tė rinj si dhe kam dalė nė transmetime radiofonike e emisione televizive. Edukimi qė kam marrė nė tetė vitet e fundit i ka dhėnė njė tjetėr formė kėsaj broshure. Njė burim pėr prindėrit dhe tė rriturit e tjerė, tė cilėt kujdesen pėr shėndetin dhe sigurinė e adoleshentėve.
Pėrdorimi
i drogės nga adoleshentėt
Sondazhi Monitorimi i sė ardhmes i vitit 2006 tregoi se mė shumė se 48% e maturantėve kanė provuar droga tė jashtėligjshme nė jetėn e tyre, 37% kanė pėrdorur drogė njė vit mė parė dhe 22% pretendojnė se kanė pėrdorur drogė muajin e kaluar. Shifrat janė edhe mė tė larta pėr alkoolin: 73% kanė provuar alkoolin (njė drogė vėrtet e fortė), 66% e kanė pėrdorur brenda njė viti dhe 45% (dyfishi i statistikave pėr marihuanėn) janė dehur njė herė nė muaj ose mė shumė. Sondazhi i vitit 2005 pėr Sjelljen me Risk tė tė Rinjve i realizuar nga Qendrat pėr Parandalimin dhe Kontrollin e Sėmundjeve (CDC) zbuloi se 26% e nxėnėsve tė shkollave tė mesme kishin arritur tė provonin mė shumė se disa gllėnjka alkooli para moshės 13 vjeē.
Nė mėnyrė qė tė kuptojmė pėrdorimin e drogave nga adoleshentėt, ėshtė e rėndėsishme tė njohim ambjentin nė tė cilin janė rritur ata. Alkooli, duhani, kafeina nė shitje tė lirė dhe drogat me recetė janė kudo. Ndėrsa ne nxisim tė rinjtė qė tė mos marrin drogė, amerikanėt janė vazhdimisht tė bombarduar me mesazhe qė i inkurajojnė pėr tu mjekuar me substanca tė ndryshme. Ne pėrdorim alkoolin pėr tė festuar Le tė pimė pėr kėtė!, pėr tė ardhur nė vete Po hedh njė gotė qė tė kaloj kėtė ftohje, Me tė vėrtetė qė kisha nevojė pėr njė pije!. Ne pėrdorim kafeinėn pėr tė rifituar energjitė tona, marrim drogat me receta nė shitje tė lirė pėr tė pėrmirėsuar humorin, heqjen e gjendjes depresive dhe tė na ndihmojė pėr tė punuar, studiuar dhe pėr gjumė.
Drogat janė njė pjesė e rėndėsishme e jetės amerikane. Nė fakt, gazeta e Shoqatės Mjekėsore Amerikane tregon se 8 nė 10 tė rritur nė SHBA pėrdorin tė paktėn njė medikament ēdo javė, dhe gjysma e tyre marrin njė ilaē me recetė. Njė nė dy tė rritur pėrdorin alkoolin rregullisht, dhe mė shumė se 97 milionė amerikanė mbi moshėn 12 vjeē kanė provuar marihuanėn dikur nė jetėn e tyre.
Adoleshentėt e sotėm janė dėshimtarėt e pėrdorimit, ndonjėherė dhe tė detyruar, tė preparateve qė u jepen fėmijėve hiperaktivė. Stimulantė tė tillė si adderali, njė produkt i amfetaminės, ėshtė bėrė njė drogė e preferuar nė shumė konvikte kolegjesh. Ne shohim rrjete tregtie qė reklamojnė disa ilaēe me anė tė cilave kėrkohet tė trajtohen sėmundje tė njohura si Ērregullimi i Ankthit tė Pėrgjithėsuar. Adoleshentėt shohin numrin nė rritje tė prindėrve qė pėrdorin anti-depresantė pėr tė pėrballuar problemet e tyre jetike.
Ndėrsa presioni i moshatarėve fajėsohet shpesh pėr pėrdorimin e drogave, nga njė sondazh i kohėve doli se, nė kundėrshtim me besimin popullor, shumica nuk janė nėn presion pėr tė pėrdorur drogat. Nė tė kundėrt, pėrdorimi i drogave nga adoleshentėt duket sikur pasqyron tendencat moderne amerikane tė ilaē-marrjes. Disa psikologė argumentojnė se pėr shkak tė natyrės sė kulturės sonė, eksperimentimi i adoleshentėve me substanca qė tė ndryshojnė tė mėnyrėn e tė menduarit, qofshin legale apo ilegale, nuk duhet tė konsiderohet si sjellje devijante apo anormale.
Problemet
me strategjinė aktuale tė parandalimit
Amerikanėt janė pėrpjekur tė parandalojnė pėrdorimin e drogės pėr mė shumė se njė shekull; nga fushatat kundėr alkoolit tė shekullit tė 19-tė e deri te fushata e Nensi Regan, Thjesht thuaj jo. Njė sėrė metodash, nga taktikat e frikės e deri te teknikat rezistuese tė politikave tė tolerancės zero, dhe testimet e rastėsishme pėr drogėn (pėr tė mos pėrmendur 770 mijė arrestime tė bėra nė vitin 2005 vetėm pėr pėrdorimin e marihuanės), janė pėrdorur duke u pėrpjekur pėr tė bindur, apo dhe detyruar tė rinjtė qė tė mos iu afrohen drogave. Megjithatė efektiviteti i kėtyre mėnyrave bindėse ėshtė kompromentuar nga:
- ngurrimi pėr tė bėrė dallimin midis pėrdorimit tė drogave dhe abuzimit tė deklarimit se ēdo pėrdorim ėshtė abuzim
-
pėrdorimi i keqinformacioneve si taktikat e frikės dhe
-
dėshtimi
pėr tė dhėnė informacione tė kuptueshme, qė do tė mund tė ndihmonin pėrdoruesit
pėr tė reduktuar dėmin qė vjen prej pėrdorimit tė drogave.
Pėrdorimi
pėrballė abuzimit
Nė pėrpjekje pėr tė ndalur eksperimentimin e adoleshentėve, shpesh mesazhet parandaluese tregojnė se nuk ka ndonjė ndryshim midis pėrdorimit dhe abuzimit. Disa i pėrdorin kėto terma nė mėnyrė tė ndėrkėmbyer, tė tjerė theksojnė njė pėrkufizim tė ekzagjeruar nėpėrmjet tė cilit kategorizojnė si abuzim pėrdorimin e ēdo droge ilegale. Ky mesazh hipokrit shpesh refuzohet nga adoleshentėt, tė cilėt shohin se si tė rriturit nė mėnyrė rutinė bėjnė dallimin midis pėrdorimit dhe abuzimit. Tė rinjtė e mėsojnė shumė shpejt kėtė dallim termash, teksa i vėzhgojnė prindėrit e tyre dhe tė rriturit e tjerė tė cilėt konsumojnė alkool pa abuzuar me tė. Ata e dinė se ka njė ndryshim tė madh midis tė pirit tė njė gote vere gjatė darkės, dhe tė pirit tė kėsaj gote ēdo mėngjes. Po ashtu, shumė prej tyre e dinė se prindėrit kanė provuar dikur njė drogė ilegale (pėr shembull marihuanė) pa abuzuar apo pa e vazhduar atė. Pak gjėra e frikėsojnė njė prind krahasuar me njė adoleshent, kur pėrdorimi i alkoolit apo i drogave e tjera dalin jashtė kontrollit. Deri mė tani studimet kanė zbuluar se shumica e gjimnazistėve, tė cilėt provojnė droga ilegale apo legale, nuk bėhen abuzues. Sigurisht, ēdo pėrdorues substancash sjell rrezik, por ne duam tė flasim pėr alkoolin dhe drogat e tjera nė njė mėnyrė mė tė organizuar, si dhe tė bėjmė dallimin midis pėrdorimit dhe abuzimit. Nė tė kundėrt do tė humbim besueshmėrinė. Pėr mė tepėr, duke njohur dallimin mes kėtyre termave, ne mund tė jemi nė gjendje qė tė njohim problemet nė mėnyrė mė efektive, kur dhe se si ndodhin.
Taktikat
e frikės dhe keqinformacioni: Marihuana njė rast pėr diskutim
Njė bindje e zakonshme e ngritur nga shumė edukatorė, politikėbėrės dhe prindėr ėshtė, nėse tė rinjtė besojnė se pėrdorimi i drogave ėshtė me rrezik, ata do tė heqin dorė. Nė kėtė mėnyrė marihuana (droga mė popullore pėr adoleshentėt) vazhdimisht keqkonceptohet nga programet parandaluese, librat, faqet e internetit, pėrfshirė kėtu edhe ato tė kontrolluara nga qeveria.
Nė takimet e mia me prindėr, spikasin disa pyetje tė zakonshme lidhur me marihuanėn:
Pėr tė ndarė mitin nga fakti, Profesor Lynn Zimmer i kolegjit tė Mbretėreshės nė Universitetin e Nju Jorkut dhe Doktor John P. Morgan i Shkollės Mjekėsore tė Universitetit tė Nju Jorkut, ekzaminuan dhe botuan nė librin e tyre Mitet e Marihuanės, Faktet e Marihuanės - Njė Rishikim e Provės Shkencore. Secili prej tyre zbuloi se pretendimet pėr rreziqet e marihuanės ishin ekzagjeruar, madje nė disa raste edhe sajuar. Gjetjet e tyre nuk janė tė pazakonta, pėrderisa disa pėrfundime janė arritur prej njė numri tė konsiderueshėm komisionesh zyrtare. Duke pėrdorur kėto burime, ashtu si dhe shumė tė tjera, po pėrpiqemi, edhe pse shkurt, qė tiu pėrgjigjemi pyetjeve tė prindėrve:
Forca e
efektit
Shumė njerėz besojnė se marihuana e sotme ėshtė shumė mė e fortė nė efekt se nė dekadat e kaluara. Rritėsit e kėtij produkti si dhe adoleshentėt qė pėrpiqen tė dallojnė veten nga brezi i prindėrve tė tyre, e thonė kėtė gjė. Ndėrsa teknikat e rritjes sė marihuanės janė bėrė mė tė pėrparuara dhe mė tė pėrpunuara, ekziston njė rritje qė korrespondon me forcėn e efektit psikoaktiv tė bimės, e njohur ndryshe si THC (delta 9 tetrahydrocannabinol). Kėshtu, projekti pėr forcėn e efektit tė marihuanės, financuar nga Universiteti i Misisipit, tregoi se mesatarja e nivelit tė THC-sė ėshtė rritur prej vitit 1988 me afėrsisht nga 3.7 %, nė mbi 8 %. Megjithatė Qendra Kombėtare pėr Drogat raporton se Shumica e marihuanės nė tregun aktual tė drogave ėshtė me njė efekt mė tė ulėt. Administrata e Zbatimit tė Ligjit pėr Drogat konfirmon se nga sasia e marihuanės sė konfiskuar, mė pak se 2% tė kampioneve rezultojnė pozitive pėr nivel tė lartė THC-je (mbi 20%). Me fjalė tė tjera, duket se marihuana tani ėshtė mesatarisht mė e fortė nė efekt sesa nė tė kaluarėn, ndonėse variacioni ka qenė gjithmonė normal. A mos vallė kjo do tė thotė qė marihuana e cila pėrdoret sot ėshtė njė drogė mė cilėsore krahasuar me atė tė 40 apo 50 vjetėve mė parė? Nė tė vėrtetė, jo. Nė fakt marihuana ėshtė e njėjta bimė si ajo qė ishte atėherė, e cila jep tė njėjtin efekt. Pėr mė tepėr, pavarėsisht nga niveli i lartė, asnjė studim nuk ka treguar se rritja e THC-sė ėshtė e shoqėruar me dėmtime tė rėnda tė pėrdoruesit, apo me ndonjė rrezik fatal mbidoze. Nė fakt, midis atyre qė kanė raportuar provimin e efekteve tė forta e tė pazakonta tė marihuanės, shumica ankohen pėr rėnie tė humorit dhe pėr pasojė e shmangin atė.
Vartėsia
Ndonėse marihuanės i mungon vartėsia e fortė fizike, ashtu siē ndodh me alkoolin dhe heroinėn, disa pėrdoruesve u duket psikologjikisht e vėshtirė tė reduktojnė pėrdorimin apo tė heqin dorė. Pjesa mė e madhe e atyre qė kanė hasur vėshtirėsi me marihuanėn, kanė pasur probleme tė mėparshme mendore, tė cilat mund acarohen nga kanabis. Sipas Akademisė Kombėtare tė Shkencave, 90 % e pėrdoruesve tė marihuanės shfaqin simptoma vartėsie tė pėrcaktuara nga Shoqata Amerikane Psikiatrike, te DSM-IV. Ata qė thonė se marihuana krijon vartėsi, shpesh sjell rritjen e numrit tė individėve qė kanė hyrė nė trajtimin nga kanabis. Ndėrsa disa nga kėta individė janė nė rehabilitim, sepse ata (ose familjet e tyre) besojnė se pėrdorimi i marihuanės po ndikon shumė nė jetėn e tyre, shumica janė arrestuar pėr mbajtje marihuane, ose janė referuar pėr trajtim nga gjykatat si pjesė e lirisė me kusht.
Teoria
Portė pėr droga tė tjera
Kjo teori tregon se marihuana tė ēon nė mėnyrė tė pashmangshme drejt pėrdorimit tė drogave mė tė forta si kokaina dhe heroina. Megjithatė, tė dhėnat e marra nga Sondazhi Kombėtar pėr Shėndetin dhe Pėrdorimin e Drogave, si dhe studime tė tjera tregojnė se shumica e pėrdoruesve tė marihuanės nuk pėrparojnė drejt drogave mė tė rrezikshme. Kjo teori ėshtė hedhur poshtė nga Instituti i Mjekėsisė pas njė studimi tė botuar nė prestigjiozen Revista Amerikane e Shėndetit Publik. Pjesa mė e madhe e pėrdoruesve tė marihuanės kurrė nuk provojnė substanca tė ndaluara. Pėr mė tepėr, popullatat qė raportojnė pėrdorimin e marihuanės nė fillimet e moshės sė rritur, tregojnė uljen vullnetare tė dozave tė kanabis-it kur kanė mbushur tė 30-at. Pėr pasojė, nė shumicėn e atyre qė e pėrdorin marihuanėn kemi tė bėjmė me fundin dhe jo pėrparimin nė droga tė tjera. Studimet e sotme, po ashtu, tregojnė se shumica e adoleshentėve qė provojnė marihuanėn, nuk bėhen tė varur, apo ta pėrdorin atė rregullisht.
Kanceri
i mushkėrive.
Ndonėse thithja e kanabis mund tė acarojė aparatin e frymėmarrjes, studimet ende nuk kanė treguar se tymosja e marihuanės, edhe kur pėrdoret pėr njė kohė tė gjatė, mund tė shkaktojė sėmundje tė mushkėrive, tė aparatit tretės apo tė gojės. Kohėt e fundit, nė njė nga studimet mė tė mėdha qė janė bėrė ndonjėherė, Instituti Kombėtar pėr Abuzimin me Drogat tė Universitetit tė Kalifornisė nė Los Anxhelos kanė krahasuar 1.212 pacientė me kancer nė kokė, mushkėri dhe qafė me 1.040 individė pa kancer. Pėrfundimi ishte:
Nė kundėrshtim me pritshmėritė tona, ne nuk zbuluam asnjė lidhje mes pėrdorimit tė marihuanės dhe kancerit tė mushkėrive, madje edhe tek personat qė kishin tymosur mė shumė se 22 mijė cigare kanabis nė jetėn e tyre.
Asnjė drogė, pėrfshirė
marihuanėn nuk ėshtė plotėsisht e sigurt pėr shėndetin.
Por, edhe tani keqkonceptimi i marihuanės mund tė jetė thembra e Akilit pėr rrugėt aktuale tė parandalimit tė drogave, sepse programet dhe mesazhet shpesh pėrmbajnė ekzagjerime dhe keqinformacione qė sjellin kontradikta tek vetėdija e tė rinjve. Si rezultat adoleshentėt bėhen cinikė dhe humbasin besimin nė atė ēfarė u themi ne, si prindėr dhe si mėsues. Ne duhet tė themi tė vėrtetėn, sepse nė tė kundėrt ata nuk do tė na konsiderojnė burime tė besueshme informacioni. Ndonėse ata e dinė qė ne kemi interesat tona mė tė pėrzemėrta pėr ta, ata e kuptojnė se ne skemi thėnė asgjė, pėrderisa nuk kemi thėnė tė vėrtetėn pėr ti bėrė qė tė mos e provojnė.
Thjesht thuaj Jo
ose mos thuaj
asgjė.
Shumica e programeve edukative pėr drogat synojnė vetėm parandalimin e pėrdorimit. Pas udhėzimeve pėr tė mos e provuar, mėsimi mbaron me kaq. Nuk ka informacion pėr mėnyrėn sesi tė shmangen problemet ose tė parandalojmė abuzimin pėr ata qė eksperimentojnė. Abstinenca trajtohet si masa e vetme e suksesit, dhe alternativa mė e pranueshme e tė mėsuarit. Ndonėse abstinenca ka njė synim tė qartė, kjo rrugė nuk ėshtė plotėsisht e mjaftueshme. Nuk do tė ishte realiste qė tė besonim se nė njė pjesė tė jetės kur janė mė tė shfaqur para rrezikut, adoleshentėt do tė frenohen plotėsisht nga tė provuarit e alkoolit apo drogat e tjera. Abstinenca i vendos tė rriturit nė pozicionin e tė mos u thėnit asgjė tė rinjve qė duam tė ndihmojmė. Bėhet fjalė pėr ata tė rinj tė cilėt ngulin kėmbė duke i thėnė drogės ndoshta ose ndonjėherė ose Po. Adoleshentėt do tė bėjnė zgjidhjen e tyre pėr alkoolin dhe drogat e tjera, ashtu siē bėjmė edhe ne. Pėr tė ndihmuar nė parandalimin e abuzimit me drogat tek tė rinjtė qė eksperimentojnė na duhet strategjia e mbėshtetjes qė pėrfshin edukimin dhe vendosjen e parimit Siguria, e para.
Siguria,
e para: metoda qė bazohet nė
realitet
Studimet tregojnė se pavarėsisht kėshillave dhe paralajmėrimeve tona pėr tė mos e provuar drogėn, njė numėr i madh adoleshentėsh do tė eksperimentojnė rastėsisht me substanca tė dėmshme, apo do tė pėrdorin rregullisht droga tė tjera, pėrfshirė dhe alkoolin. Kjo nuk do tė thotė qė ata janė fėmijė tė kėqinj ose qė ne jemi prindėr shpėrfillės. Realiteti tregon se droga ėshtė pjesė e kulturės sė adoleshentėve sot. Por, sipas shumė gjasave, tė rinjtė tanė do tė dalin tė padėmtuar nga kjo fazė. Mbajtja e tė rinjve sa mė tė sigurt do tė jetė prioriteti ynė kryesor. Pėr ti mbrojtur ata, do tė na hyjė nė punė njė mėnyrė me bazė realitetin, qė do ti aftėsojė tė rinjtė pėr tė marrė vendime mė tė pėrgjegjshme lidhur me:
Edukimi
i ndershėm me bazė shkencore
Tė rinjtė janė tė aftė pėr tė menduar nė mėnyrė racionale. Ndonėse aftėsitė e tyre vendim-marrėse do tė pėrmirėsohen me rritjen nė moshė, adoleshentėt janė duke mėsuar pėrgjegjėsitė, dhe nuk duan tė shkatėrrojnė jetėn e tyre ose shėndetin. Nė takimet tona me tė rinjtė, atė vazhdimisht kėrkojnė faktet reale pėr drogat, nė mėnyrė qė tė marrin vendime tė pėrgjegjshme, dhe aktualisht pjesa mė e madhe e bėjnė kėtė. Sipas Studimit Kombėtar pėr Pėrdorimin e Drogės dhe Shėndetin tė vitit 2005, ndonėse eksperimentimi ėshtė pėrhapur gjerėsisht, 90% e moshave 12-17 vjeē zgjedhin qė tė heqin dorė nga pėrdorimi i rregullt i substancave tė dėmshme.
Edukimi efektiv pėr drogat duhet tė bazohet nė fakte shkencore dhe nė aftėsitė e adoleshentit pėr tė kuptuar, analizuar dhe vlerėsuar. Subjekti i drogave mund tė integrohet nė njė mori kursesh tė shkollave tė mesme dhe kurrikula, pėrfshi kėtu fiziologjinė e biologjinė (efekti i drogave nė trupin tonė), psikologjinė (efekti drogave nė tė menduarin), kiminė (ēfarė pėrmbajnė drogat), studimet sociale (kush i pėrdor drogat dhe pse) dhe nė histori e qytetari (si janė trajtuar drogat nga qeveri tė ndryshme). Pėr fat tė mirė, edukatorėt e sotėm kanė njė burim tė ri njohurish dhe duhet tė kenė parasysh teknikėn e re tė hartuar nga Rodney Skager, Profesor Emeritus, nė Shkollėn e Edukimit & Studimet e Informacioneve nė Universitetin e Kalifornisė nė Los Anxhelos dhe Katedrėn e Task Force tė Kalifornisė pėr edukimin efektiv mbi drogat. Fletėpalosja e tij e vitit 2005, Pėrtej Tolerancės Zero: Njė metodė me bazė realitetin pėr Edukimin mbi Drogat dhe Ndihmėn ndaj tė rinjve, u jep edukatorėve njė edukim gradual, pragmatist dhe me kosto tė arsyeshme pėr drogat dhe programin disiplinor nė shkollė.
Ashtu siē sugjeron Dr.Skager, me anė tė eksperiencės familjare, ekspozimit tė bashkėmoshatarėve dhe medias, shpesh adoleshentėt dinė mė shumė se ēpandehet, pėr alkoolin dhe drogat e tjera. Prandaj, tė rinjtė duhet tė pėrfshihen nė zhvillimin e programeve edukative pėr drogat dhe klasat duhet tė shfrytėzojnė ndėrveprimin dhe pėrfshirjen e tyre nė vend tė leksioneve mekanike. Nė qoftė se edukimi do tė bėhet mė i besueshėm, kurrikulat zyrtare duhet tė bashkėshoqėrojnė vėzhgimet dhe eksperiencat e vetė tė rinjve.
Kėrkesa e adoleshentėve pėr ndershmėri dhe edukimi gjithėpėrfshirės pėr drogat, bėhet mė e dukshme kur ata vijnė pėr tė ndjekur kolegjin. Sipas Profesor Craig Reinarman i Universitetit tė Kalifornisė nė Santa Kruz:
Studentėt duken tė etur pėr informacione rreth drogave tė ndaluara dhe
tė pandaluara, mjafton tė mos jetė njė propogandė moralizuese. Unė kam dhėnė
mėsim pėr leksione tė quajtura Droga dhe Shoqėria pėr rreth 20 vjet dhe ēdo
vit mė ėshtė dashur tė largoja disa prej tė rinjve sepse klasat mbusheshin
shumė shpejt. Unė gjithmonė filloja duke u thėnė, Sa nga ju kanė bėrė edukim
pėr drogat nė shkollėn e mesme? dhe pothuajse shumica e tyre ngrinin duart
lart. Mė pas unė pyesja, Sa nga juve u ėshtė dukur e vėrtetė dhe me vlerė?
Nga 120 studentė, ndoshta vetėm tre vetė kanė ngritur duart lart.
Rėndėsia
e maturisė
Pjesa mė e madhe e adoleshentėve qė pėrdorin drogė (me pėrjashtim tė nikotinės) nuk e ēojnė veten drejt vartėsisė apo veseve abuzive. Adoleshentėt, tė cilėt pėrdorin alkool, marihuanė apo droga tė tjera duhet tė kuptojnė se ka njė ndryshim tė madh midis pėrdorimit dhe abuzimit, si dhe midis pėrdorimit rastėsor dhe atij ditor. Ata duhet tė dinė si tė njohin sjelljen e papėrgjegjshme pėr vendin, kohėn, nivelin e dozave dhe shpeshtėsinė e pėrdorimit. Nėse tė rinjtė vazhdojnė, pavarėsisht paralajmėrimeve tona, tė pėrdorin alkoolin apo drogat e tjera, ata duhet tė kontrollojnė pėrdorimin e tyre duke praktikuar maturinė dhe kufizimet. Ėshtė e pamundur qė tė ecim mirė nga ana akademike, ose tė kemi pėrgjegjėsi nė punė kur dikush ėshtė nėn efektin e drogės. Kurrė nuk mund tė pėrdorėsh alkoolin ose drogat e tjera nė shkollė, nė punė, teksa aktivizohesh nė sporte, teksa nget makinėn ose angazhohesh nė aktivitete tė tjera serioze.
Tė
kuptosh pasojat
Tė rinjtė duhet tė kuptojnė pasojat e thyerjes sė rregullave tė shkollės, si dhe ligjet shtetėrore e lokale kundėr pėrdorimit, mbajtjes dhe shitjes sė drogave tė tjera. Me metodat moderne tė njė testi pėr pėrdorimin e drogės nė shkollė, dhe politikat e tolerancės zero, kundėrshtimi i ligjit ėshtė njė rrezik i cili zgjatet pėrtej efekteve fizike tė drogave. Ka disa pasoja reale dhe tė qėndrueshme kur kapesh duke pėrdorur drogė, si pėr shembull pėrjashtimi nga shkolla, hapja e dosjes kriminale nė polici dhe stigma sociale.
Ligjet janė shkallėzuar dhe janė bėrė mė tė ashpra. Pėr fat tė mirė, politika e tolerancės zero qė ka kontribuar nė braktisjen e shkollės sė mesme nė nivelin 30%, ka gjetur kundėrshtime serioze. Shoqata Psikologjike Amerikane nė vitin 2006 arriti nė rezultatin se tė tilla politika janė tė dėshtuara, sepse i bėjnė studentėt mė pak tė sigurt, dhe u shkatėrrojnė arritjet akademike. Mbėshtetja tani ėshtė rritur nė atė qė quhet praktikat pėrtėritėse, tė cilat synojnė qė ti afrojnė sa mė shumė studentėt me komunitetin e tyre dhe shkollat nė vend tė pezullimit dhe pėrjashtimit tė atyre qė njihen si problematikė. Tė rinjtė kanė nevojė tė dinė se kur kapen me drogė do ta gjejnė veten nė mėshirėn e sistemeve tė drejtėsisė kriminale.
Mė shumė se gjysmė milionė amerikanė, pothuajse ēereku i
komunitetit tė tė burgosurve, janė sot prapa hekurave pėr thyerje tė ligjeve pėr
drogat.
Siguria, mbi tė gjitha - alkooli
si pjesė e rastit nė fjalė
Aksidentet me makina vazhdojnė tė jenė numri njė i shkaqeve tė vdekjeve tė parakohshme tek tė rinjtė. Ēdo vit, afėrsisht 2400 adoleshentė amerikanė vdesin nga aksidentet me makina, duke pėrfshirė edhe pėrdorimin e alkoolit sė bashku me dėmtime serioze fizike. Nė komunitetet periferike, atje ku shumė tė rinj ngasin makina, kjo ėshtė bėrė diēka e zakonshme. Nė tė njėjtat komunitete, ka disa prindėr tė cilėt i kanė inkurajuar adoleshentėt e tyre qė tiu garantojnė sigurinė nė shtėpi, se sa tė dalin jashtė dhe tė ngasin makinat nė vende tė tjera pėr tu dėfryer. Disa tė tjerė i shohin kėto praktika si tė mundshme. Ata shpresojnė qė tė ndalin plotėsisht pėrdorimin e alkoolit, duke hartuar ligje tė cilat do tė cilėsonin si krim ngarjen e makinės nga njė shofer-pilot, ashtu si dhe urdhėresėn e policisė pėr tė ashtuquajturėn shtėpitė e zhurmshme, ku jepen dėnime civile ose kriminale pėr prindėr, shtėpitė e tė cilėve pėrdoren pėr festa me apo pa dijeninė e tyre.
Ajo qė ėshtė shqetėsuese ėshtė se si tė rinjtė u pėrgjigjen kėtyre masave. Kur pyeten nė veēanti pėr ligjet e shtėpive tė zhurmshme, pėrgjigja nuk ėshtė Nė rregull, atėherė unė nuk do tė pi mė. Shumė adoleshentė thonė se do ta zhvendosin festėn nė rrugė, nė parqet lokale, nė plazh apo nė ndonjė vend tjetėr publik. Dhe ata do tė ngasin makinėn pėr tė shkuar deri atje.
Kėto janė ēėshtje tė mprehta, pėr tė cilat njerėzit e arsyeshėm ndeshen nė shumė diskutime.
Megjithatė, pėrfshirja e sistemit tė drejtėsisė kriminale nė vendimet prindėrore, nuk ėshtė zgjidhja e kėsaj ēėshtje. Madje kjo natyrisht qė vetėm do ta zvogėlojė, dhe jo ta pėrmirėsojė sigurinė e adoleshentėve.
Seksi i
sigurt si model
Njė model i dobishėm pėr tė hartuar parandalimin e abuzimit me drogat qė ka pėr bazė sigurinė, ėshtė mėnyra moderne e edukatės seksuale. Nė mesin e viteve 1980, kur shkencėtarėt zbuluan se pėrdorimi i prezervativėve mund tė parandalonte pėrhapjen e HIV-it dhe infeksioneve tė tjerė qė transmetohen seksualisht si shtatzania e padėshiruar tek adoleshentėt, prindėrit, mėsuesit dhe politikėbėrėsit filluan tė ndėrmerrnin veprime. Ata prezantuan kurrikulat e edukimit seksual me bazė realitetin nė tė gjithė vendin. Kjo rrugė nxiste sė tepėrmi abstinencėn, dhe siguroi njė informacion faktual pėr seksin e sigurt. Sipas Qendrave pėr Parandalim dhe Kontroll tė Sėmundjeve (CDC), kjo rrugė solli jo vetėm rritjen e pėrdorimit tė prezervativit mes adoleshentėve aktivė seksualisht, por shėrbeu edhe pėr tė pakėsuar pėrqindjen e pėrgjithshme tė aktivitetit seksual. Kjo strategji efektive u prezantua si njė ēėshtje e fortė, dhe solli njė model pėr ristrukturimin e pėrpjekjeve tona mbi edukimin pėr parandalimin e abuzimit me drogat.
besojini
instikteve tuaja, tė cilat ju bėjnė ti doni fėmijėt tuaj
aq sa ti siguroni atyre hapėsirė pėr
tė eksploruar dhe pėr tu rritur,
pėr ti falur edhe kur gabojnė, dhe
ti pranoni ata ashtu siē janė
Ēfarė
tė bėjė njė prind?
Sot prindėrit marrin mė shumė kėshilla lidhur me mėnyrėn se si tė rrisin fėmijėt e tyre, krahasuar me ēdo brez tjetėr nė rrjedhėn historike. Ata janė tė hapur dhe dėgjojnė sepse janė tė shqetėsuar pėr sigurinė dhe mirėqenien e fėmijėve tė tyre, si dhe janė tė shqetėsuar pėr faktin se bota ėshtė bėrė njė vend mė i rrezikshėm. Ata duan tė dinė se ēfarė tė bėjnė dhe po kėrkojnė pėr zgjidhje. Nuk janė pėrgjigje tė thjeshta, por pėr prindėrit qė kanė kėrkuar gjėra specifike, mė poshtė gjenden hapat qė unė sugjeroj:
Hapi i parė: Dėgjoni
Hapi i parė ėshtė qė tė bėheni realistė pėr pėrdorimin e drogave,
duke dėgjuar atė ēfarė do tu thonė adoleshentėt pėr jetėn dhe ndjenjat e tyre.
Kjo do tė na udhėheqė ne drejt masave mė inteligjente dhe mė mirė tė menduara.
Njė vend i pėrshtatshėm ėshtė tavolina e ngrėnies. Familjet duhet tė hanė sė bashku, tė paktėn njė herė nė ditė nė mėnyrė qė tė kapin ritmin e fėmijėve, dhe tė flasin pėr problemet e ditės. Ka shumė mėnyra tė thjeshta pėr ta hapur njė bisedė si pėr shembull pėrdorimi i drogave nėpėr filma, televizion dhe muzikė. Nėse mund tė qėndrojmė jogjykues, adoleshentėt do ti dėgjojnė mendimet dhe orientimet tona. Le ti lėmė ata qė tė kuptojnė se mund tė flasin lirshėm. Sfida jonė mė e madhe ėshtė qė tė dėgjojmė dhe tė pėrpiqemi tė ndihmojmė pa qortime tė tepruara. Nėse zemėrohemi dhe ndėshkojmė, adoleshentėt do tė ndalen sė foluri me ne. Kjo ėshtė shumė e thjeshtė. Kujtoni se kėshilla ka mė shumė mundėsi tė dėgjohet kur kėrkohet nga dikush. Kuptoni se adoleshentėt i sjellin eksperiencat e tyre para jush, madje edhe disa tė cilat nuk do as ti dėgjosh. Megjithatė merr frymė thellė, dhe tregoju mirėnjohės kur ata ndajnė kėto eksperienca me ju, sepse kjo do tė thotė se keni fituar besimin.
Hapi i dytė: Mėsoni
Prindėrit dhe mėsuesit kanė nevojė qė tė marrin pėrgjegjėsi pėr tė
mėsuar lidhur me efektet fiziologjike, psikologjike dhe sociologjike tė
alkoolit apo drogave tė tjera. Kjo pėrfshin leximin dhe bėrjen e pyetjeve.
Familjarizojeni veten me kulturėn e adoleshentėve nėpėrmjet medias elektronike, sidomos internetin. Shikoni MTV. Mėsoni pėr llojet e drogave tė disponueshme nga tė rinjtė, por sigurojuni qė burimet tuaja janė me bazė shkencore dhe tė ekuilibruara. Ēdo burim qė nuk di tė pėrshkruajė si rreziqet, ashtu dhe pėrfitimet duhet tė konsiderohet i dyshimtė. Faqja e internetit tė Projektit Siguria, e para (www.safety1st.org) pėrmban informacione tė dobishme me freskime tė vazhdueshme tė njohurive. Drogat mė tė pėrhapura: alkooli, ADHD (si Ritalina), drogat anti-ankth (si Ksanaksi), antidepresantėt (si Prozak), kokaina, ekstazi, ephedrinė, GHB, heroina, inhalantet, ketamina, LSD, marihuana, metamfetamina, kėrpudhat, opiatet, salvia, steroidet dhe duhani.
Hapi i tretė: Veproni
Parandalimi i abuzimit me drogat nuk ėshtė njė paketė kurrikulash ose
njė buletin magjik, prandaj bėj disa plane.
Ėshtė e rėndėsishme qė ti mbash tė rinjtė sa mė tė angazhuar dhe tė zėnė me aktivitete, jo vetėm gjatė shkollės, por edhe nga ora 15:00 deri nė 18:00, kur pėrdorimi i drogave nga tė rinjtė e mėrzitur dhe tė lėnė pas dore bėhet mė i lartė. Programet jashtėshkollore si sportet, artet, drama dhe aktivitete tė tjera krijuese duhet tė jepen nė dispozicion tė gjithė tė rinjve tė shkollave tė mesme dhe prindėrve me njė kosto tė ulėt ose pa kosto fare. Bėjuni avokat pėr programe tė tilla nė komunitetin tuaj dhe nė shkollėn e adoleshentėve.
Parandalimi ėshtė themelor pėr marrėdhėniet e kujdesshme
dhe mėnyrėn e dhėnies sa mė hapur tė informacioneve. Nuk ka pėrgjigje tė
thjeshta, por vetėm biseda tė kujdesshme.
Kur vjen puna pėr tė hapur diskutimet pėr drogat, disa prindėr nuk e dinė se nga tė fillojnė. Shumė kanė filluar me letrėn time I dashur Xhoni ose me burime tė tjera tė listuara mė sipėr. Shpesh tė rinjtė i pėrgjigjen mė mirė teknikės thuaj vetėm, njihe sesa mesazheve tė njėanshme qė ata kanė dėgjuar gjithmonė gjatė jetės sė tyre.
Shumė prindėr sot janė nga ata qė vetė kanė eksperimentuar me drogat nė vitet 1970 e 1980. Pyetja, Ēfarė duhet ti them fėmijės pėr pėrdorimin e drogės nė tė kaluarėn time? del nė ēdo seminar me tė rinjtė. Shumė njerėz nuk e kanė tė lehtė pėr tė zbuluar eksperiencat e tyre, sepse kanė frikė se njė gjė e tillė mund tė hapė derėn pėr eksperimentimin e fėmijėve. Nuk ka asnjė zgjidhje tė thjeshtė pėr kėtė dilemė kaq tė vėshtirė. Kur ske nevojė tė sjellėsh ēdo detaj, mund tė jetė shumė ndihmuese qė tė ndash eksperiencat e tua me ato tė adoleshentit, sepse kjo tė bėn mė tė besueshėm nė sytė e tyre. Ndershmėria zakonisht ėshtė mėnyra mė e mirė nė kėtė rrugė tė gjatė. Ashtu si ndihen prindėrit kur mėsojnė se fėmijėt e tyre i kanė gėnjyer, edhe kėta tė fundit nuk ndihen mirė kur dėgjojnė gjėra gjysmė tė vėrteta apo hipokrizira. Pastaj, nėse nuk flisni, mund tė jeni tė sigurtė se njė nga tė afėrmit apo miqtė tuaj mund tė ndodhė qė tė transmetojė te fėmija juaj i etur tė fshehtat e rinisė suaj.
Marrėdhėniet e besueshme janė ēelėsi nė pėrballjen dhe parandalimin e abuzimit me drogat. Ndėrsa ėshtė shumė tunduese qė tė merresh me diskutime tė vėshtira dhe tė shfrytėzosh teknologjinė, si pėr shembull testin e urinės, mendojuni mirė para se tė kėrkoni qė fėmija juaj tė pranojė kryerjen e njė testi antidrogė. Po tė lexosh kėrkimet e bėra nė Spitalin e Fėmijėve nė Boston, aty ku studiohet pėr testimin nė shtėpi tė pėrdorimit tė drogave, vihet re se shumica e njerėzve nuk janė plotėsisht tė edukuar pėr kufijtė dhe sfidat teknike tė testimit antidrogė. Aty vihen re pasoja dhe efekte negative nė marrėdhėniet prind-fėmijė kur vjen puna pėr tė mbledhur testin e urinės pėr tė siguruar pėrdorimin e drogės.
Realiteti tregon se njė marrėdhėnie e hapur dhe me besim tek njė prind apo njė tjetėr i rritur mund tė jetė elementi mė i fuqishėm nė parandalimin e abuzimit. Dhe besimi po humbi njė herė, mund tė duhet shumė pėr ta kthyer sėrish si mė parė. Ndoshta mė e rėndėsishmja ėshtė se adoleshentėt kanė nevojė tė dinė se tė rriturit model nė jetėn e tyre janė fillimisht tė shqetėsuar pėr sigurinė e tyre. Kjo do tė thotė se ata do tė gjejnė diku ku tė mbėshteten, atėherė kur tė kenė nevojė pėr ndihmė. Nėse e gjejnė veten nė njė situatė kompromentuese dhe jo tė rehatshme, ata duhet ta dinė se ne do tiu vijmė menjėherė nė ndihmė.
Hapi i katėrt: Drejto
Bordet e prindėrve shpesh kėrkojnė folės me pėrvojė tė temės Siguria,
mbi tė gjitha pėr takimet e tyre.
Nė vitin 2005 unė fola nė konventėn kombėtare tė bordit tė prindėrve, duke treguar se si prindėrit liderė mund tė lehtėsojnė seminaret e edukimit pėr drogat nė shkollat e tyre. U thashė pjesėmarrėsve se ekspertėt e jashtėm nuk janė tė nevojshėm. Seminaret me prindėr, mbi tė gjitha, janė tė rėndėsishme pėr hapjen e diskutimeve qė ndajnė informacionin me bazė shkencore si dhe qė lidhen me tė tjerėt nė komunitet. Unė e kuptoj qė ėshtė e vėshtirė ti ftosh prindėrit ēdo mbrėmje pėr tė ndjekur kėto takime, por njė prind nė shkollėn 9-vjeēare tė Torrancės nė Kaliforni, pati njė ide tė shkėlqyer. Ajo ishte aq e pėrkushtuar pėr rėndėsinė e edukimit pėr drogat tė prindėrve, sa qė arriti tė bindė disa mėsues pėr tė ofruar mė shumė kredite pėr tė rinjtė, prindėrit e tė cilėve merrnin pjesė nė seminar.
Nė pėrgjithėsi, ėshtė e rėndėsishme pėr prindėrit qė tė njihen me njėri-tjetrin dhe tė punojnė sė bashku pėr tė nxitur strategjinė me orientim kah siguria. Theksi tek siguria nuk do tė thotė se po u japim leje tė rinjve pėr tė pėrdorur droga. Thjesht tregon se mirėqenia e tyre ėshtė prioriteti ynė kryesor.
Hapi i pestė: Ndihmo
Ėshtė e rėndėsishme qė tė dimė se ēfarė duam tė bėjmė para se tė besoni
se njė adoleshent (apo dikush tjetėr) ka njė reagim negativ ndaj alkoolit apo
drogave tė tjera.
Pėr shembull, mos lejoni njė person qė i ka rėnė tė fikėt pasi ka konsumuar shumė alkool, tė shtrihet me shpinė nė tokė. Shumė njerėz janė mbytur nė kėtė situatė nga e vjella e tyre. Nė njė gjendje akute, nėse keni frikė se diēka nuk shkon mirė (kur dikush ka humbur ndjenjat apo ka probleme me frymėmarrjen), mos hezitoni tė njoftoni menjėherė urgjencėn. Jeta e shumė tė rinjve mund tė ishte shpėtuar nėse ndihma paramjekėsore do tė ishte marrė nė kohėn e duhur. Nėse do ti ndani me dikė tjetėr ato ēfarė keni lexuar kėtu, ju lutem jepjuani kėtė adoleshentėve, tė cilėt ndoshta njė ditė mund tė kenė nevojė pėr ndihmėn e njė miku. Edhe kur nuk keni tė bėni me ndonjė rast urgjent, gjithmonė bezdia qė mund tė provohet kur ndėrhyn tek dikush pėr tė ndihmuar, ėshtė e mė e vogėl pėr njė prind se njė adoleshent qė mund tė jetė nėn efektin e drogės. Shumė prindėr duan tė dinė se si ta identifikojnė problemin e pėrdorimit tė drogave, ēfarė tė bėjnė me tė dhe ku tė kėrkojnė ndihmė profesionale. Si pėrfundim, fėmijėt mė tė shėndetshėm, qė kanė eksperimentuar apo jo me drogat, kanė prindėr qė i duan, janė tė pranishėm dhe pėrfshihen nė shqetėsimet e tyre. Ja dhe njė kėshillė tjetėr:
besojini
instikteve tuaja, tė cilat ju bėjnė ti doni fėmijėt tuaj
aq sa ti siguroni atyre hapėsirė
pėr tė eksploruar dhe pėr tu rritur,
pėr ti falur edhe kur gabojnė, dhe
ti pranoni ata ashtu siē janė
Fėmijėt kalojnė periudha tė
vėshtira, ndonjėherė tė zgjatura nė kohė. Ata qė i kalojnė ato, ia dalin mbanė
sepse kanė pėrkrahjen dhe dashurinė nga familjet e tyre.
Pėr mė shumė informacion dhe ndihmė:
Aksion Plus, Qendra e Terapisė me metadon
Rr. Stavri Vinjau
Prapa ambasadės amerikane, Tiranė
Cel. 0692066359
e-mail: gencaxionp@albmail.com
Website www.aksionplus.net
Aksion Plus 2008