| Rrjeti per Zbatimin e Denimeve Alternative
Ne kete newsletter do te gjeni informacione mbi projektin "Rrjeti per zbatimin e denimeve alternative", projekt ky i financuar nga Komisioni Europian, Qendra Europiane per Demokraci dhe te Drejtat e Njeriut. Ky newsletter ka per qellim te informoje me shume publikun mbi nevojen e zbatimit te denimit alternativ dhe perparsine e ketyre denimeve. Po keshtu do mesojme me shumembi Ligjin Per Sherbimin e Proves si dhe informacione mbi OJF-te qe do te kontribuojne ne zbatimin e deminit alternativ. Per keto dhe shume aspekte te tjera te ketij projekti lexoni Newsletter N 1 on line duke klikuar ketu. Per ta lexuar ne gjuhen angleze klikoni ketu.Gjithashtu mund te vizitoni www.ncso-al.org per me shume informacione.
Newsletter No 1
Njė risi e Shoqatės Aksion Plus ėshtė botimi
dhe vėnia nė dispozicion on-line i gazetės sė parė tė shoqatės
Aksion Plus, nė kuadėr tė GFATM. Nė kėtė gazetė informative
pėrmblidhen artikuj tė ndyshėm mbi situatėn aktuale tė pėrdorimit tė
drogave nė vendin tonė dhe mė gjėrė, problematikat e kėtij fenomeni,
sfidat e pėrdoruesėve dhe shoqėrisė si dhe informacione tė tjera
mjekėsore. Nė numrin 1 tė kėsaj gazete, ndėr tė tjera do tė mund tė
lexoni:
§
Stigma (etiketimi) dhe diskriminimi ndaj pėrdoruesve
tė drogės
§
OKB-ja bėn thirrje pėr Eliminimin e Boshllėqeve nė
Shėrbimet pėr Pėrdoruesit e Drogave dhe pėr Dekriminalizimin e
Pėrdoruesve tė Drogave
§
Pėrdorimi i drogave dhe i alkoolit nga adoleshentėt
ėshtė ndikuar nga sjellja e prindėrve
§
Motivimet e duhanpiresve te vjeter dhe perpjekjet per
te lene duhanin: studim i thelluar epidemologjik i ēeshtjes: Stil
jetese kundrejt Varesise
§
Programi Parandalues ne Shkolla redukton Sjelljet
Problematike ne Klasen e 5-te me gati 50%
§
Ndikimi midis ngrenies se tepruar, abuzimit te alkolit
dhe depresionit tek femrat e reja ne moshe
Numrin 1 te kesaj gazete mund ta gjeni on-line duke klikuar
ketu ose mund ta gjeni prane qendres Aksion Plus
HISTORI PERSONALE
Aida kujton njė fėmijėri tė vėshtirė. Prindėrit lodheshin shumė,
duke kryer punuar nė ndėrtim si dhe punė nga mė tė vėshtirat, pėr tė
rritur pesė fėmijėt e tyre. E megjithatė varfėria mbizotėronte nė
familjen e tyre. E sado fėmijė nuk mund tė mos pėrjetohet njė
situatė e tillė, qė i jep tė gjithė atmosferės familjare zymtėsi dhe
skamje. Po kjo gjendje e detyroi atė, qė tė vazhdonte shkollė n e
mesme me korespondencė, nė mėnyrė qė tė ndihmonte sadopak. Por jo,
ajo vazhdoi deri nė vit tė dytė, dhe mė pas
e ndėrpret, pėr tė
filluar njė jetė tė re, pėr tiu futur krijimit tė familjes sė saj.
Dhe nė kėto raste, nė kėto persona kur familja origjinė ka kushte jo
tė favorshme, ekstremisht tė vėshtira nė rastin konkret, shkėputja
pėr tė krijuar njė jetė tė pavarur, pėr tia nisur nga e para shihet
si shpėtim, duke mos ngurruar pėr tiu pėrkushtuar kėsaj experience,
jo rrallė me mundėsinė e parė qė u krijohet. Dhe Aida nuk e humbi
mundėsinė e parė qė iu krijua. Jo, pėrkundrazi. Thotė se ai, ishte
njė djalė qė iu rekomandua nga njė kushėrirė e saj. Ajo e pranoi atė
si burrin e saj tė ardhshėm. Ishte njė mundėsi qė ajo tė fillonte
njė jetė tė re. Pse jo, mė tė mirė. Ishte 15 vjeē, kur u njoh dhe u
fejua me tė. Shumė shpejt u martuan. Morėn njė shtėpi, me kushte
relativisht tė kėqija, punonin tė dy dhe dukej sikur dielli po
lindte edhe pėr tė. Pas pak kohėsh, ajo ngelet shtatėzanė dhe kur
sapo kishte mbushur 16 vjeē, bėhen me vajzė. Kjo pėrbėn edhe
periudhėn, qė do tė fshihte diellin e sapo dalė dhe do tė risillte
dimrin e egėr nė jetėn e saj. Burri i saj, po dilte pėrditė e mė
shumė nė njė gjenerues problemesh nė familjen e tyre. Ai nuk punonte,
luante bixhoz, vinte nė shtėpi komplet i dehur, e keqtrajtonte Aidėn.
Kulmi arriti, kur filloi tė shfaqte agresivitet edhe ndaj vajzės sė
tyre vetėm disa muajshe. Kėtė ajo nuk mund ta toleronte. Nuk mund tė
jetonte mė njė shtėpi, ku ndihej e kėrcėnuar nė ēdo moment, ajo, por
edhe foshnja e saj. Kėtu, ndėrpritet edhe shpersa e saj, se mund tė
kishte edhe ajo njė jetė tė qetė dhe tė lumtur. Mesa duket, pėr disa
njerėz, kjo nuk ėshtė kurrė e mundur. Dhe njė ditė, nė momentin kur
durimi i saj u sos nė mėnyrė tė pakthyeshme, ajo merr vajzėn nė
krahė, dhe niset. Niset pėr tė shpėtuar nga ky makth ku ishte future
jeta e saj. Niset pėr tė shpėtuar tė paktėn vajzėn e saj. Po,
gjithēka pėr tė e kam bėrė, thotė ajo. Lė qytetin e saj, dhe arrin
nė Tiranė. Njė Tiranė, e madhe, e pafund, me njerėz qė vraponin pėr
punėt e tyre, nėpėr shtėpitė e tyre. Po ajo, ku do tė shkonte. Nuk
kishte asnjeri nė kėtė qytet. Nuk kishte asnjė derė ku mund tė
trokiste. Nuk kishte asnjė lek nė xhep, qė tė paguante hotel, apo
qoftė pėt blerė diēka pėr tė ngrėn pėr vete dhe vajzėn e saj. Ishte
mes katėr rrugėvė, e vetme, pa para, pa njerėz. Ku do ta kalonte atė
natė? Kujton qė pyeti njė kalimtar, se mos kishte ndonjė mendim qė
ku tė shkonte. Ai e ēoi pranė njė ambasade. Aty tė paktėn do tė
ishin tė sigurta, ajo dhe vajza e saj. Kaloi kėshtu, mbi njė karton
mbi trotuar, duke shtrėnguar fort tė bijėn, natėn e parė nė kėtė
qytet. E nesėrmja nuk vonoi tė vinte por shprese nuk dukej askund.
Si do tė vijonte jeta e saj? Kėshtu do tė vinin, e nesėrmja, e
pasnesėrmja, e kėshtu me radhė. Kėshtu do te jetonte ajo? Nė mes tė
rrugės? Si mund ta linte vajzėn e saj, nė mes tė shiut, tė erės, tė
diellit? Ajo ishte njė krijesė e pafajshme qė nuk kishte asnjė
lidhje, me atė qė kishte jeta e prindėrve tė saj. Kishte tė drejtė,
ashtu si tė gjithė fėmijėt e botės, tė ishte e lumtur. Jo, Aida do
tė shkelte mbi veten, mbi gjithēka kishte ėndėrruar tė arrinte nė
jetė, vetėm e vetėm qė vajza e saj tė mos vuante. Kujton me njė hije
dhimbje tė thellė, momentet kur vajza qante e uritur, dhe ajo, nuk
kishte me se ta ushqente. Me mirė tė vdesė njė nėnė nė kushte tė
tilla, thotė. Dhe ashtu, me zemrėn e dėrrmuar nga dhimbja
i tha njė
shitėsje ta shihte pak vajzėn e saj qė luante nė lulishte, dhe doli
gjeti klientin e saj tė parė. Vuajtja e fėmijės, thyen ēdo barrierė
morali pėr nėnėn. Dhe me ato lekė, ajo bleu bukė pėr fėmijėn. Po
ashtu, me para klientėsh, ajo mund tė gjente edhe njė shtėpi, qė
fėmija e saj tė mos jetonte nė kartonat mbi trotuar.
Njė femėr e vetme, qė duhet tė mbajė edhe njė fėmijė, nuk mund tė
mbijetojė ndryshe nė kėtė vend, thotė Aida. Do tė doja shumė tė bėja
njė punė tė ndershme, do tė ishte e pamundur tė mbijetonim, thotė.
Dhe vėshtirėsitė dukeshin se nuk kishin tė sosur pėr tė. Pak kohė
pas ardhjes nė Tiranė, vajza e saj e vogėl sėmuret me njė
bronkopneumoni tė rėndė, qė e detyroi fėmijėn tė qėndronte e shtruar
nė spital, pėr 4 muaj. E si do ti kisha pėrballuar ndryshe gjithė
kėto shpenzime, shprehet. Vajza e saj kishte nevojė pėr shumė gjėra
dhe ajo nuk kishte asnjė mundėsi tė siguronte nė ndonjė mėnyrė
tjetėr, pėrveēse duke shitur tė vetmen mundėsi qė kishte: trupin e
saj.
Jeta me tė ėshtė treguar e ashpėr. Mesa duket akoma nuk ėshtė
mjaftuar dhe vazhdon ta shfaqė mizorinė e saj, nė forma nga mė tė
ndryshmet. Dhe si tė mos mjaftonin, hallet e saj tė njėpasnjėshme,
do tė duhej edhe pėrbuzja pėr atė qė ajo bėn, pėr shkak se ajo shet
trupin e saj, vetėm e vetėm pėr tė siguruar bukė dhe ilaēe pėr
fėmijėn. Kur puna vjen nė pikė, ēdo nėnė do tė shtyhej nga instikti
mė i fortė dhe mė universal nė tė gjitha qeniet e gjalla, atė tė
nėnės
Heroina, mė detyroi tė prostituoja
Aktualisht, ajo ndjek qendrėn e Trajtimit me Metadon te Aksion
Plus-it pėr tė hequr vartėsinė nga heroina. Nė njė farė mėnyre, ajo
duket sikur po pėrpiqet tė gjejė trajtim dhe tė shpėtojė njėherė e
pėrgjithmonė nga e shkuara qė i rėndon shumė. Nė fakt, ėshtė
pikėrisht heroina ajo qė e detyroi tė largohej nga njerėzit e saj tė
afėrm, tė braktiste atė jetė qė kishte ndėrtuar jo pa vėshtirėsi, tė
prostituonte...
Valbona ėshtė 35 vjeē. Tregon pėr njė fėmijėri relativisht tė
vėshtirė. Vjen nga njė familje me shumė fėmijė, ku i ati ka vdekur
kur ajo ishte shumė e vogėl pėr shkak tė varėsisė nga alkooli. Po
ashtu, si shkak i pėrdorimit tė alkoolit, kanė vdekur edhe dy nga
vėllezėrit e saj. U martua nė moshėn 24 vjeēare, martesė e cila u
pasua nga lindja e njė vajze. Por pikėrisht atėherė kur gjėrat dukej
sikur po merrnin njė rrjedhė pozitive, filloi rėnia qė do tė
pėrfundonte nė degradim total, sikurse e pėrshkruan ajo vetė me
njė ndjenjė tė theksuar trishtimi.
Kėshtu, 9 vjet mė parė, ajo rastėsisht sheh dy kushėrinjtė e saj qė
po pėrdornin heroinė. U bė kurioze pėr efektin qė ajo krijonte. Nė
tė njėjtėn kohė ishte e bindur se donte thjesht ta provonte, se
ishte e aftė ta kontrollonte veten, dhe se nuk kishte mundėsi tė
bėhej e varur prej saj. Pasi ajo iu lut, ishte vėrtet shumė kurioze,
ata ia dhanė. Ajo e provoi... dhe jo shumė kohė mė pas heroina
kishte krijuar tek ajo vartėsi tė plotė. Valbona, kuptoi se nuk mund
tė jetonte mė pa drogė. Ajo ishte e gatshme tė jepte gjithēka, madje
tė sakrifikonte vetėm e vetėm qė tė siguronte heroinėn.
Valbona kujton me dhimbje, se si ajo u nda nga i shoqi (ai kishte
filluar tė kuptonte se sjellja e saj kishte ndryshuar). Madje u
detyrua tė ndahej edhe nga vajza tė cilėn e dėrgoi nė jetimore. Po
ashtu, njerėzit e saj e braktisėn. Dhe kėshtu e mbetur e vetme nė
botėn e madhe, e detyruar tė siguronte heroinėn, filloi tė
prostituonte. Thotė se pėr tė kjo ėshtė gjėja mė e shėmtuar qė njė
femėr mund tė bėjė, po ja qė ka forca madhore qė tė detyrojnė.
Heroina pėr tė ishte gjithēka. Ajo kishte dalė mbi instiktin e nėnės.
Kėshtu, lekėt qė fitonte nga prostituimi ajo i pėrdorte sė pari pėr
drogė, dhe ēfarė ngelej mund ti blente ndonjė gjė vajzės apo pėr
nevoja tė tjera pėr veten.
Ajo tashmė ka hequr dorė nga heroina. Po pėrpiqet ti kthehet njė
jete normale, larg nga sjelljet e kėqija, sikurse thotė Valbona.
Ka marrė vajzėn nga jetimorja dhe pėrpiqet tė mbijetojė me shumė
vėshtirėsi. E megjithė vėshtirėsitė, ajo ėshtė e bindur te vetja:
nuk do tė prostituojė mė kurrė. Por ajo, ndjen fort ndikimin e
fuqishėm negativ qė ka lėnė nė jetėn e saj ajo ēka ka bėrė gjatė
kėtyre viteve. Ajo preokupohet kryesisht pėr vajzėn. Dhe lotėt qė
gjatė gjithė bisedės shkėlqenin nė sy, tashmė rrėshkasin me forcė
nėpėr faqe. Ndjen njė peshė relativisht tė larte faji karshi sė
bijės. Nuk do qė vajza tė ndjehet keq pėr atė qė ka bėrė e ėma, nuk
do qė vajzės ti vijė turp qė e ka nėnė.
Shoqėria jonė ka gjykim shumė tė egėr pėr kėto femra. Shumė flitet e
shumė pėrpjekje bėhen, por paragjykimi ėshtė ende shumė i pranishėm
dhe shumė ndikues nė tė njėjtėn kohė. Ne tė gjithė themi shpesh qė e
kaluara nuk ka rėndėsi, mjafton qė individi tė bėjė kthesė, mjafton
qė ai sillet mirė nė tė tashmen. Por vallė mjafton kjo, qė ne tė
pranojmė dikė me njė tė shkuar tė errėt. E pra, Valbona, sot mė
shumė se kurrė ka nevojė tė pranohet nė shoqėri si person normal,
kėrkon tė jetė si gjithė tė tjerėt, dhe jo tė fshihet apo maskohet
sepse e tregojnė me gisht si ish-prostitutė. Atėherė, pse tė mos u
jepet kėtyre njerėzve qė kėrkojnė tė jenė pjesė e zonės sė
moralshme tė shoqėrisė, mundėsinė tė ndjehen tė barabartė, tė
reaftesohen nga gabimet e sė shkuarės, qė kėto gabime ti ngelen tek
e shkuara njėherė e pėrgjithmonė. Nė fund tė fundit, ēdo sjellje,
sado e keqe ka njė arsye pėrse ndodh, ndonjėherė arsye vėrtet
serioze.
Vajza nga Shkodra
Nuk jam si gjithė tė tjerėt dhe kjo mė bėn qė tė vuaj pėr kėtė dhe
jetėn qė po kaloj. Ėshtė vetėm 19 vjec, ka 6 vjet qė nuk ėshtė mė
ai, por ka njė status tė ri qė e shpreh pamja, veshja, qėndrimi i
saj. Tė qenurit homoseksual nuk ėshtė e lehtė, pasi akoma nuk
pranohet nga pjesa mė e madhe e shoqėrisė. Tė qenit homoseksual dhe
punėtore seksi ėshtė edhe mė e vėshtirė, pasi je dyfish i
dikriminuar dhe i pėrjashtuar nga familja, shoqėria, komuniteti.
Krista ka jetuar deri nė moshėn 11 vjecare nė Shkodėr pranė familjes
sė saj. Ka punuar si lypėse duke qenė se vėshtirsitė ekonomike e
kanė shoqėruar gjithmonė. Nuk ka frekuentuar asnjėherė shkollėn dhe
nuk di tė shkruajė dhe tė lexojė. Nuk e ka menduar asnjėherė qė jeta
e saj do tė ishte kėshtu, por qė tani nuk shikon asnjė mundėsi pėr
tė dalė nga kjo vorbull qė po ja merr frymėn pak e nga pak, pa e
kuptuar as vet ajo.
Kur ka ardhur nė Tiranė pėr rreth dy vjet ka lypur dhe ka fjetur
rrugėve tė Tiranės. Strehėt e pallatave kanė qenė shtrati dhe catia
ku ajo ka futur kokėn. Kartonat kanė qenė jorgani qė mbulonin trupin,
ndėrsa ėndrrat kanė ngrohur mendjen qė ka patur nevojė qė tė jetojė.
Mban mend qė kur ka ardhur nė fillim, ndėrsa flinte si zakonisht nėn
strehėn e pallatit, i kanė hedhur nė kokė njė kavanoz. Ėshtė
pėrmendur vetėm nė mėngjes dhe e quan veten me fat qė vdekja nuk e
mori.
Nė moshėn 13 vjecare ka filluar tė punojė si punėtore seksi, duke
menduar qė ndoshta jeta e saj do tė ishte mė e lehtė. Fillimi ka
qenė i vėshtirė, por edhe me shumė tė panjohura duke qenė se ishte
vetėm njė fėmijė. Tė rriturit e tjerė e kanė pėrfshirė nė grupin e
tyre dhe tashmė ajo ka zonat dhe klientėt e saj. Klientėt janė tė
moshave nga mė tė ndryshme, 15 deri 50 vjec. Ka raste qė ata
rikthehen dhe e kėrkojnė pėrsėri. Ka zonat e saj nė tė cilat punon
nė hotele, tek treni, tek gropa etj. Preferon vendet e ndricuara
duke qenė se mund tė dhunohet nga klientėt. Punon deri nė ora 1 ose
2 tė natės, gjatė ditės numri i klientėve mund tė shkojė 5 deri 6
persona.
Familja e saj qė jeton nė Shkodėr nuk e ka patur tė lehtė tė pranojė
qė djali i tyre tashmė vishet si vajzė, lyhet, sillet si e tillė. E
kanė rrahur, e kanė dhunuar vazhdimisht deri nė korent mė kanė
futur por kjo nuk e ka bėrė qė tė heq dorė nga ajo qė ndjen dhe qė
beson. Tashmė shkon nė shtėpi vetėm pėr tė vizituar nėnėn nėna pėr
fėmijėn ėshtė gjithcka, nga ajo futem nė shtėpi.
Nė moshėn 11 vjecare ka pirė hashash, ndėrsa aktualisht ėshtė
pėrdoruese e heroinės dhe pėr kėtė ajo trajtohet nė qendrėn e
metadonit te Aksion Plus. Jeta larg familjes qė nė moshė tė vogėl
e ka bėrė qė tė njohė dhe tė mėsojė gjėrat mė tė kėqija. Tani ka
kaluar dhe ka pranuar shumė gjėra, ka vuajtur shumė Vuajtjet tona
vetėm Zoti i di, por dhe ka mėsuar edhe sesi mund ta mbrojė veten
nga rreziqet e mundshme pavarėsisht nga jeta qė bėn. Edhe pse jeton
e vetme nė njė shtėpi me qera, pėrsėri gjumin e bėn tė trazuar, pasi
nė cdo cast ndihet e kėrcėnuar Vetėm kur shkoj tek familja nė
Shkodėr ndihem e sigurt, pasi kam frikė qė mos mė hyjnė nga dritarja
Ėshtė shumė e shqetėsuar pėr pamjen e saj tė jashtme, pėr mėnyrėn
sesi vishet, si i stilon flokėt, si qėndron, sa e bukur ėshtė, dhe
sa femėr duket para tė tjerėve. Shumė nga lekėt qė fiton i harxhon
edhe pėr tė stiluar flokėt tek parukjerja si dhe pėr ti lyer sipas
tendencave mė tė fundit tė modės. Ndjehet shumė mirė kur arrin tė
tėrheqė vėmendjen si njė femėr, apo kur tė tjerėt e konsiderojnė si
tė tillė.
Vizita mjekėsore nuk ka bėrė pasi sa e shohin i thonė jashtė
menjėherė. Diskriminimi ėshtė shumė i madh, dhe e shoqėron kudo qė
ajo shkon. E shajnė, e ofendojnė, tentojnė edhe qė ti gjuajnė, dhe
gjithmonė shkaku janė pamja e jashtme dhe sjellja qė shumica e
shoqėrisė e ka tė vėshtirė ta pranojė. Megjithatė kjo nuk do tė
thotė qė ajo do tė heqė dorė nga jeta qė a zgjedhur tė jetojė,
pavarėsisht nga tė gjitha paragjykimet qė e rrethojnė.
Casti mė i keq pėr jetėn e saj ka qenė periudha prej 6 muajsh qė ka
kaluar nė burg, ku ėshtė dėnuar pėr ushtim prostitucioni. Ka tentuar
tė vrasė veten duke pėrdorur mėnyra nga nė tė ndryshme, ka prerė
damarėt (tregon njė shenjė tė madhe qė e ka nė dorėn e majtė), ėshtė
varur, ka pėrplasur kokėn pas murit. Punon me frikė pasi nuk do qė
tė pėrfundojė pėrsėri nė burg. |