|
Problemet qė ndeshin punonjėset e seksit
Shumica e
punonjėseve tė seksit shprehen se dhunohen nga klientėt, dhe nuk
janė tė mbrojtura dhe tė sigurta gjatė punės sė tyre. 25% e
punonjėseve tė seksit raportojnė qė klientėt kanė ushtruar dhunė,
25% raportojnė qė klientėt nuk kanė paguar lekėt dhe 28% e tyre
raportojnė qė klientėt kanė kryer veprime pa pėlqimin e tyre. Nga
ana tjetėr edhe policia rrit presionin ndaj punonjėseve tė seksit.
Ndėrkohė qė tranvestitėt deklarojnė se nė shumė raste janė dhunuar
edhe nga policia.
Herė pas
here policia bėn spastrime nė zonat qė punojnė punonjėset e seksit,
kjo edhe pėr shkak tė denoncimeve qė bėjnė qytetarėt e kėtyre zonave.
Kontrollet e policisė janė sporadike dhe jo tė vazhdueshme, kjo bėn
qė punonjėset e seksit tė jenė nė njė gjendje tė vazhdueshme frike
tė kontrolleve tė befasishme nga punonjėsit e policisė.
96% e
punonjėseve tė seksit mendojnė se duhet tė pėrdorin prezervativė,
pasi kanė frikėn se mos marrin infeksione/sėmundje tė ndryshme, duke
qenė se frekuentojnė klientė tė ndryshėm. Ka raste qė ato nuk
pėrdorin prezervativė, pasi nuk kanė para tė blejnė prezervativin
(31%), ato zgjedhin se me cilin partner duhet tė pėrdorin
prezervativin, paguhen mė shumė nga partneri, apo klienti kėrkon me
forcė kryerjen e marrėdhėnieve seksuale tė pambrojtura. (Kur
me afrohen kliente dhe me thone qe te kryej marredhenie pa
prezervativ, kam frike te pranoj, sepse une nuk ne di se cfare
semundje ka tjetri thotė V)
66% e punonjėsve tė seksit
raportojnė qė nuk kanė kryer vizita mjekėsore. Disa nga arsyet sepse
ato nuk mund tė pėrfitojnė vizita shėndetėsore ėshtė mungesa e
parave, duke qenė se pėr shumė nga shėrbimet pėr tė cilat ato kanė
nevojė duhet tė paguajnė, tranvestitėt kanė frikėn e paragjykimit
dhe ka ndodhur qė edhe nuk janė marrė nė konsiderat nga mjekėt nė
momentin qė ato kanė kėrkuar shėrbime.
Shumica e punonjėseve tė seksit tė cilat kanė
patur shqetėsime shėndetėsore i janė drejtuar kryesisht spitalit
(43%) dhe ambulancės (14%)
Ato shprehen se nuk ekzistojnė qendra apo
institucione qė tė ofrojnė shėrbime pėr punonjėset e seksit,
ndėrkohė qė nevojat e tyre pėr shėrbime tė ndryshme ėshtė mjaft e
madhe.
Ushtrimi i profesionit si punėtore seksi ėshtė
njė nga alternativat e vetme pėr tė mbijetuar, duke qenė se pėr ato
ėshtė e vėshtirė integrimi nė jetėn normale (tregu i punės ėshtė
shumė i varfėr, diskriminimi ėshtė shumė i lartė, niveli arsimor i
ulėt, mungesa e mekanizmave pėr pėrfshirjen nė jetėn normale).
31% e punonjėseve tė seksit raportojnė qė
pėrdorin drogė (kryesisht heroinė). Ndėrkohė qė rreth 44% e tyre
pohojnė qė kanė shkėmbyer shiringa gjatė pėrdorimit tė drogės.
Pėrdorimi i drogės i bėn ato qė tė jenė mė tė riskuara dhe mė pak tė
kujdesshme nė pėrdorimin e prezervativit gjatė marrėdhėnieve
seksuale, si dhe rrit rrezikun e infektimit nga HIV. Fakti qė 44%
e tyre pohojnė qė kanė shkėmbyer shiringat gjatė pėrdorimi tė drogės,
tregon qė ato nuk kanė informacionin e nevojshėm nė lidhje me rrugėt
e transmetimit tė virusit HIV.
48% e punonjėseve tė seksit kanė menduar pėr
kryerjen e testit tė HIV/AIDS-it dhe kjo lidhet me faktin e
pėrfshirjes nė sjellje tė rrezikshme si kryerja e marrėdhėnieve tė
pambrojtura si dhe shkėmbimi i shiringave gjatė pėrdormit tė drogės.
Arsyeja kryesore; sepse nuk do tė donin tė kryenin testin e HIV/AIDS
ėshtė frika e paragjykimit (35%). Fakti qė punonjėset e seksit kanė
dėgjuar pėr HIV/AIDS nuk do tė thotė qė ato kanė informacion rreth
kėsaj sėmundje; kjo shpjegohet edhe me faktin qė shumė prej tyre
janė tė pėrfshira nė sjellje tė rrezikshme qė rrisin probabilitetin
pėr tu infektuar nga HIV/AIDS.
Institucionet qė ofrojnė shėrbime pėr punonjėset e seksit mungojnė,
kryesisht nevojat qė ato kanė i mbulojnė vetė, nė mėnyrė tė pjesshme
ose kur ato janė shumė imediate. Ato nuk kanė pėrfituar shėrbime nga
OJF apo struktura shtetėrore me pėrjashtim tė Aksion Plus.
Nevojat e punonjėseve tė seksit
-
Punonjėset e seksit raportojnė se kanė
nevojė pėr mbrojtje dhe siguri duke qenė se shpesh herė ato
kanė qenė objekt abuzimi, dhunimi si nga manjakėt edhe nga
policia. Dhuna dhe paragjykimi rrisin vulnerabilitetin e
tyre, dhe tendencėn e tyre pėr tė mos u identifikuar dhe
pėrfituar shėrbime tė ndryshme. Kjo rrit edhe rrezikun e mos
kontrollit dhe mos menaxhimit tė problemeve, tė cilat ato
mund tė mbartin dhe ti transmetojnė tek klientėt, shoqėria
dhe komuniteti nė tė cilėt ato jetojnė.
-
Mjaft tė nevojshme janė shėrbimet shėndetėsore tė cilat janė
shumė sporadike, vetėm nė raste emergjence ose keqėsimi
shumė tė madh. Kėto shėrbime duhet tė plotėsohen edhe me
shpėrndarjen e prezervativėve falas si dhe mjeteve tė tjera
ndihmėse (mjete pėr mbajtjen e higjenės, broshura
informative, shiringa etj)
-
Ngritja e njė qendre ku tė ofrohen shėrbime pėr punonjėset e
seksit ėshtė mjaft e nevojshme, pasi kėshtu do tė jetė mė e
lehtė pėr ato qė tė kenė akses ndaj shėrbimeve. 93% e
punonjėseve tė seksit raportojnė qė do tė frekuentonin njė
qendėr qė ofron shėrbime pėr ato. Mjediset tė cilat do tė
fokusoheshin vetėm nė adresimin e nevojave tė punonjėseve tė
seksit do tė rrisnin edhe nivelin e frekuentimit, duke qenė
se ato ndjehen mirė dhe tė sigurta brenda grupit tė tyre.
-
Ato theksojnė rėndėsinė e ofrimit tė shėrbimeve nga vetė
punonjėset e seksit si dhe ngritjen e kėtyre qėndrave nė
zonat qė frekuentohen nga punonjėset e seksit. Kjo rrit
mundėsinė e frekuentimit nga njė numėr mė i madh i
punonjėseve tė seksit.
-
Njė nevojė qė u ngrit gjatė fokus grupit sidomos pėr
punonjėset e seksit qė ishin nė moshė mė tė re, dhe qė
kishin mė pak vite qė e ushtronin kėtė profesion, lidhej me
faktin e krijimit tė mundėsive pėr daljen nga cikli si
punonjėse seksi. Pėrfshirja e tyre nė kurse profesionale,
edukimi dhe integrimi i tyre nė jetėn normale ėshtė njė
mundėsi tu shkeputur nga tė qėnurit punonjėse seksi.
-
Ligji nė fuqi pėr prostitucionin kėrkon
ndryshime apo pėrmirėsime nė mėnyrė, qė tė krijohen kushte
tė pėrshtatshme, qė PS-tė tė ushtrojnė profesionin e tyre
duke qenė tė mbrojtur nga ligji.
Shqiperi, a duhet legalizuar prostitucioni
Sociologu i njohur, Gezim Tushi, shprehet 'pro"
legalizimit te prostitucionit ne Shqiperi, ndersa rendit pese
argumente. Sipas tij, ndoshta ka ardhur koha per t'i dhene fund "moralit
te strucit".
Personalisht, edhe here te tjera, kur ka qene rasti, jam prononcuar
pa paragjykim 'pro' legalizimit te prostitucionit ne Shqiperi. Dhe
kete qendrim nuk e kam mbajtur as per modernitet formal, dhe as per
ekzibicion personal. Fenomenet sociale, ne pergjithesi kane impakt
universal dhe askush nuk ka mundesi, qe duke pranuar te jetoje ne
nje bote te hapur, ne liri e pa paragjykime, te kete imunitet
nacional, per te shpetuar nga te "keqijat" e modernitetit.
Shoqeria demokratike eshte e tille, qe i ka se
bashku, edhe te mirat, edhe te keqijat e saj. Ne epoken tone
bashkejeton "virtyti dhe vesi".
Semundjet e lirise jane fenomene dhe dukuri sociale, qe nuk mund te
likuidohen ne rruge administrative. Ne te vertete liria dhe
demokracia ka kostot e saj, qe kane impakt social ne jeten e
shoqerise. Droga, alkooli dhe prostitucioni jane fenomenet qe
ndeshen me shume ne shoqerine moderne, te cilat jane semundje
pasioni, te lidhura fort me natyren dhe deshirat e njeriut si
individ dhe grup social. Nuk mund te ecim me "tabute" e vjetra te
moralit te shkuar. Shoqeria moderne, ne te cilen jetojme se bashku,
nuk eshte vetem politikisht pluraliste.
Ajo eshte e tille edhe nga pikepamja fetare, estetike dhe morale.
Prostitucioni, natyrisht, ne kohe te ndryshme, eshte pare dhe
vleresuar nga kontekste te ndryshme.
Cilat jane aspektet
pozitive dhe negative qe mund te kete procesi i legalizimit?
Nuk mund te them se, legalizimi i prostitucionit eshte nje fenomen
teresisht pozitiv apo teresisht negativ. Ka ikur koha e shikimit te
dukurive sociale "bardhe e zi". Eshte e veshtire te thuash ne
instance te fundit, se nga anon kandari i vleresimit social, te
kesaj dukurie komplekse. Se pari; E sigurt eshte te thuhet se
legalizimi i prostitucionit, si veprimtari sociale e monitoruar,
eshte nje nga te drejtat e njeriut, qe te kete sjellje seksuale dhe
deshira personale, te cilat nuk duhet te cenojne moralin publik te
shoqerise, i cili nga ana e vet, nuk ka te drejte, qe te jete
jotolerant ndaj te drejtes se individit, dhe privacise se trupit te
tij.
Se dyti; do te ndikoje qe edhe ne te "familjarizohemi" me dukurite
sociale universale te qyteterimit, qe nuk mposhten me force dhe me
hipokrizi morale. Se treti; legalizimi do t'i sherbeje, ne nje fare
kuptimi, humanizimit dhe institucionalizimit te nje marredhenieje,
qe edhe ne "kushte biznesi", ka magjine dhe intimitetin e vet, si
relacion intim i perkohshem inter-personal. Kjo do te shmange format
e dhunshme, banale te prostitucionit te rruges, te perdorimit te
shtepive private, qe ne shume raste jane kthyer ne "shtepi publike",
per qellime prostituimi, nga njerez qe konsensualisht, bien dakord
te kene relacion te fshehte seksual midis tyre.
Se katerti; do te ulet mundesia e perhapjes se semundjeve,
seksualisht te transmetueshme, per shkak se keto relacione behen
jashte cdo kushti higjenik e sanitar, ne vende absolutisht te
papershtatshme, qe shpesh nga mungesa e monitorimit dhe e mbrojtjes,
kthehen ne orgji te verteta seksuale, e pse jo, edhe ne forma te
perbindshme te perdhunimit ne grup. Se pesti; legalizimi me siguri
do te luaje rolin e "vaskes se shkarkimit", per njerez qe nuk kane
mundesi te kene relacione te rregullta seksuale dhe kjo, ne nje fare
menyre, do te sherbeje si mundesi realizimi te instikteve te tyre,
ne rruge normale e te qyteteruar.
|