Pak historik mbi fillimet e Aksion Plus

logoProblemi i përdorimit dhe abuzimit me drogat preku edhe Shqipërinë me përmbysjen e sistemit qeverisës në vitin 1991. Ashtu si risitë e sjella nga emigrantët dhe nga kulturat e reja që shiptarët filluan të njohin dhe përqafojnë, edhe drogat filluan të provohen dhe eksperimentohen si nga përdorues të thjeshtë, edhe nga farmacistë, kimistë apo ata që më vonë u kthyen në të ashtuquajturit “bosat e drogës”.

Me po të njëjtën dukuri negative që shpejt për shumë persona u kthye në varësi, lindi dhe filloi të përhapeshin edhe HIV/SIDA apo SST-të (sëmundjet seksualisht të transmetueshme). Këto të fundit, shpesh edhe për shkak të shkëmbimit të shiringave gjatë injektimit të drogave apo mospërdorimit të mjeteve mbrojtëse gjatë akteve seksuale nën ndikimin e përdorimit të drogave, u përhapën me vrull në një popullsi të vogël si ajo e Shqipërisë.

Si sëmundje të panjohura dhe alarmante për popullsinë e painformuar shqiptare, ato u bënë shkak që një grup njerëzish i përbërë prej vullnetarësh, mjekësh, gazetarësh e artistësh të hapnin një qendër që në fokus kishte parandalimin e tyre. Që prej 1992 e deri sot Aksion Plus vazhdon punën për parandalimin e HIV/SIDA, SST-ve, drogave si dhe kurimin me Terapinë Mbajtëse me Metadon (TMM) të personave tashmë të varur prej tyre. Kjo qendër ka dhe 5 qendra të tjera simotraVlorë, Korçë, Elbasan, Durrës e Shkodër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>